Çfarë ndodh nëse mbushen spitalet? Mjeku i njohur tregon skenarët e mundshëm

24/03/2020 22:52

Shqipëria pritet të ketë shtim të rasteve me koronavirus, ndërsa shumë janë të shqetësuar për numrin e vogël të respiratorëve që ka në dispozicion vendi.

Po çfarë ndodh nëse spitalet mbushen dhe mungojnë respiratorët? Mjeku i njohur Roland Xhaxho deklaroi në emisionin OPEN se atëherë do të kalohet tek plani B, ku një respirator mund të përdoret nga dy pacientë.

“Sipas projeksioneve nuk mund të kemi 20 vetë në një ditë që kanë nevojë për respirator. Por në rast fluksi, ka mundësi të dyfishimit të përdorimit të një respiratori. I njëjti aparat mund të përdoret nga 2 persona, edhe pse nuk është e njëjta forcë. Kjo praktikë është përdorur prej vitesh. Një tjetër zgjidhje është ajo që po bën qeveria duke mundësuar blerjen e disa respiratorëve”, tha ai.

Sipas mjekut të njohur, të rinjtë që nuk janë duhanpirës, përdorues të drogës dhe që nuk kanë sëmundje të tjera, nuk duhet të shqetësohen, pasi mund ta mposhtin koronavirusi.

Top Channel