Rama për Çeljen e Negociatave: U bënë bajat shty e shty, më në fund flamuri i Gjergj Kastriotit do…

24/03/2020 16:42

Kryeministri Rama ka dalë në një lidhje live nga kryeministria për të folur në lidhje me lajmin e mirë që morëm ditën e sotme ku BE vendosi që të çelë negociatat me Shqipërinë dhe MEV.

Rama:

Për atë zot u bënë bajat shty e shty, por ne nuk lodhemi. Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë dhe asnjë luftë. Dera e BE u hap në një kohë kur dyert tona janë të mbyllura.

Ky i sotmi është një lajm i bukur edhe pse i vonuar, jo për shkakun tonë.

Sidoqoftë nuk jemi vonuar asnjë ditë duke i bërë detyrat e shtëpisë, po njësoj do vazhdojmë po njësoj do ti bëjmë detyrat e shtëpisë.

Jo se na e kërkojnë ata, por se është amaneti i të parëve.

Më në fund fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht me fëmijët e Europës.

Më në fund eshtrat e rilindësve tanë do të prehen të qeta.

Më në fund do të valëvitet i barabartë flamuri Kuq e Zi i Gjergj Kastriotit.

Nuk do të bënim festë edhe po të na gjente në kohë paqje.

 

Top Channel