12,000 punonjës shëndetësie në pension i përgjigjen thirrjes për luftë ndaj koronavirusit në Britani

24/03/2020 20:24

Britania tha sot se 11,788 doktorë, infermierë e punonjës të tjerë shëndetësie i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për t’u rikthyer në frontin e luftës kundër koronavirusit të ri.

Ministri i shëndetësisë Matt Hancock tha se 2,660 doktorë dhe rreth 2,500 profesionistë të tjerë shëndetësie ishin rikthyer në punë së bashku me 6,147 ish-staf infermierie që kishin hequr dorë nga pensionimi.

Hancock tha në konferencën për shtyp se qendra e panaireve Excel në lindje të Londrës do të kthehet në spital për pacientët e Covid-19 dhe kërkoi gjithashtu rekrutimin e 250 000 vullnetarëve të tjerë në shëndet të mirë për ndihmë në transportim e mjekimeve e makinerive për grupet më të rrezikuara. Ministri foli pas konfirmimit të numrit të sotëm të vdekjeve në Britani prej 422 – një rritje prej 87 në një ditë.

FOTO GALERI
1/4
Premierliga angleze eshte pezulluar

Top Channel