Covid-19 shtoi papunësinë/ “Nuk ka më punë, nuk kam si të paguaj qiranë e shtëpisë”

24/03/2020 20:27

Tonin Prendi është një punëtor i vetëpunësuar ku përpara përhapjes së CoVid 19 përpiqej të siguronte jetesën me ç’të mundej , rregullime në shtëpi, suvatime shkarkime mallrash.. por prej 15 ditësh nuk ka më asnjë punë.

Unë lekë xhepi këto kam (210 lekë). Qiraxhi më kërkon qiranë unë ku do shkoj ku do mbytem. Kam 15 ditë pa pune, kursime skam as ndihma asgjë.

Në këtë kohë kur higjienës personale i kushtohet një rëndësi e veçantë, 57 vjeçari jo vetëm që nuk ka kushtet por i duhet të mendojë jo vetëm për kujdesin por gjithashtu edhe se ku do e kalojë natën në vijim.

Ky muaji ka qene më i vështiri në jetën time qe nuk e kam njoh në jetën time, pa ushqime pa qira. Dalim te puna nuk gjejmë punë.

Sa e keni qiranë? 10 000 lekë në këto kushte.

Unë a i kam bërë dy ore a si kam bërë gjithë natën gjumë. Kam thënë o zot kur del dritë për mua. Po më ndihmuan faleminderit po s’më ndihmuan prapë faleminders,  o zot i madh.

Ja dy kokrra qepe e domate që kanë mbetur për të ngrënë bukë . S’kam ku marr më . S’di ca të them, jemi në hall me kokë poshtë”.

Top Channel