E martë, 26 Maj 2020
08:35
Gjermani, 432 raste të reja

Gjermania ka regjistruar 432 infeksione të reja gjatë ditës së kaluar, ndërsa 45 vdekje të reja janë lidhur me Covid-19.

08:30
Rikthehet në tryezë opozita! Sot në 11:00, palët rinisin diskutimet për ‘Zgjedhoren’

Palët politike (mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare) pritet të mblidhen ditën e sotme (26 maj) në orën 11:00, pas bojkotit të takimit të fundit nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

08:17
Novavax nis testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe sigurinë e saj.

07:58
Bilanci/ Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

07:46
Rikthehen reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet.

07:15
Theu karantinën, 4 muaj burg për 27 vjeçarin

Një 27 vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës. Ky është dënimi i parë më burg në Korenë e Jugut për këtë çështje.

06:56
4 mijë e 29 të vdekur nga Covid-19 në Suedi, 90% e viktimave mbi 70 vjeç

Suedia, e cila ka luftuar me një qasje më të butë ndaj pandemisë sesa vendet e tjera, njoftoi sot se mbi 4.000 njerëz kanë vdekur në vend, 90 për qind e të cilëve janë mbi 70-vjeç.

06:35
Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri në Hong Kong ku shefi i sigurisë e lëvdoi si një mjet të ri për të mundur terrorizmin. Pekini ka në plan të miratojë një ligj të ri sigurie për Hong Kongun kundër tradhëtisë, mosbindjes dhe rebelimit, vetëm pak muaj pas protestave pro-demokracisë dhe shpesh të dhunshme të vitit të kaluar.

06:14
Rukola për jetën, vlerat befasuese për shëndetin

Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh.

05:51
Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet

Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe diabetit. Diabeti është një sëmundje që prek miliona njerëz në botë.

05:35
A të lë kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kafeina është një prej këtyre faktorëve. Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.

05:12
​Britania hap mijëra dyqane në qershor

​Britania e Madhe do të rihapë mijëra dyqane dhe qendra tregtare në qershor, njoftoi sot kryeministri Boris Johnson. Johnson tha në një konferencë shtypi se plani i qeverisë është të hapë tregjet e makinave dhe sallonet për automobila nga 1 qershori.

04:50
Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori

Në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, njoftoi sot kryeministri Dushko Markoviq. Në një konferencë për media, Markoviq tha se kriter i Institutit për Shëndet Publik për hapjen e kufijve janë të paktën 25 pacientë në raport me 100 mijë banorë.

04:31
Merkel nuk lejon KE t’ia marrë aeroportet Lufthansa-s në Gjermani

​Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha zyrtarëve të lartë të partisë së saj se qeveria nuk do të lejojë që Komisioni Evropian t’i marrë vendet e vlefshme kompanisë Lufthansa për fluturime në aeroportet në Frankfurt dhe Munih, shkruan gazeta Handelsblatt.

04:16
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Libi

​Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin e së shtunës në një qytet të vogël në jug të Libisë, në të cilin nuk pati viktima.

03:58
Netanyahu cakton datën për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka caktuar korrikun si datë për vendosjen e sovranitetit izraelit mbi pjesë të Bregut Perëndimor.

03:33
U bllokuan tek ‘vaska e djallit’, shpëtohen 20 alpinistë, mes tyre dhe 2 fëmijë

Njëzet alpinistë u shpëtuan nga ekipet e emergjencave të hënën pasi kishin ngecuar në një gropë të njohur si “vaska e djallit” në Virxhinia të SHBA-së.

03:05
Kina: SHBA po shkon drejt një lufte të re të ftohtë me Pekinin

Kina thotë se disa “forca politike” në Shtetet e Bashkuara kanë marrë peng marrëdhëniet bilaterale dhe po shtyjnë dy ekonomitë më të mëdha në botë drejt “një lufte të re të ftohtë”.

02:44
SHBA/ Cilësohet person me rrezikshmëri të lartë, policia dhe FBI në ndjekje të studentit 23 vjeçar

Policia e Shtetit në Connecticut të SHBA-së ka shpallur në kërkim një student 23 vjeçar. Peter Manfredonia akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

02:21
Dita e Përkujtimit, Presidenti Trump nderon të rënët në luftë

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e rënë në luftë. Ai vendosi kurora me lule në varrezat kombëtare të Arlingtonit, qytet shumë pranë Uashington DC-së. Udhëheqësi amerikan u përkul përpara varrin të Ushtarit të Panjohur. Ai shoqërohej nga Nënpresidenti Mike Pence dhe sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

01:58
Ekspertët flasin mbi qasjen e Suedisë ndaj pandemisë

Ndërsa shumica e Evropës vazhdon të ketë në fuqi masa të ashpra kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, një vend evropian ka zgjedhur një rrugë tjetër. Suedia ka refuzuar të vendos masa të ashpra kufizuese dhe banorëve të saj u është lejuar të punojnë dhe të udhëtojnë gjatë pandemisë.

01:37
Covid-19/ SHBA ndalon udhëtimet nga Brazili

Presidenti Donald Trump ka pezulluar udhëtimet nga Brazili, vendi i dytë pas SHBA për nga numri i rasteve me koronavirus. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti po ndërmerr “veprime të vendosura… për të garantuar që shtetas të huaj që kanë qenë në Brazil nuk do të shndërrohen në burime të reja infeksionesh në vend”. Masa hyn në fuqi të enjten.

01:16
Rudina Hajdari në Open: Të gjithë kanë frikë nga Reforma në Drejtësi

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend. E ftuar në Open në Top Channel, deputetja Rudina Hajdari tha se deklarata e ambasadores Yuri Kim i referohet të gjithë aktorëve të politikës shqiptare.

00:50
Koronavirusi në SHBA, së shpejti 100 mijë viktima

Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me koronavirus dhe më shumë e 335 mijë viktima. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve. Ndërkohë, numri i viktimave në SHBA pritet të arrijë së shpejti në 100 mijë dhe po shtohet presioni për të rihapur ekonomine dhe aktivitetin normal.

00:23
‘Po gënjen publikisht duke mbrojur një krim’- Andi Bushati përplaset me Baton Haxhiun në Open

Presidenti Ilir Meta publikoi mesazhet me një diplomat të huaj për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Pas publikimit të këtyre mesazheve plasën debate të shumta në studion e Open në Top Channel.

E hënë, 25 Maj 2020
23:52
Presidentit publikon ‘sms’ e diplomatit të huaj, ‘shpërthen Andi Bushati: Nuk po na rr*het për Ilir Metën…

Teksa presidenti Ilir Meta publikoi mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA në lidhje me Reformën në Drejtësi, në studion e Open në Top Channel ka pasur debate mes analistëve.

23:37
Diskutime për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Meta publikon mesazhet me diplomatin

Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medias në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

23:19
Makina humb kontrollin, aksidentohen babë e bir që po ecnin në trotuar

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë. Të plagosur mbetën shtetasit me iniciale S.K 57 vjeç dhe djali i tij J.K 31 vjeç të cilët po ecnin në trotuar.

22:57
Po kërcënonte një burrë me thikë, momenti tragjik kur gruaja bie nga kati i tretë (Video)

Një video tronditëse, ka kapur momentin kur një grua në SHBA bie nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke kërcënuar një burrë me thikë.

22:49
Ekspertët: Kondicioneri i sigurt! Nuk përhap koronavirusin

Ajri i kondicionuar mund të shfrytëzohet por me kusht që të mirëmbahen aparaturat në mënyrë konstante dhe të kujdesshme. Nuk ka ndonjë problem të lidhur me përdorimin e tyre.

22:42
Haxhiu: Meta poshtëroi ambasadoren Yuri Kim

Gazetari Baton Haxhiu mendon se platforma e presidentit për Reformën në Drejtësi është një kthim pas.

22:41
“Plot 58 ditë në spital”/ I moshuari 100-vjeçar fiton betejën ndaj COVID-19

Një i moshuar 100-vjeçar në SHBA, i cili është një ish veteran i Luftës së Dytë Botërore, ka mposhtur betejën e dytë më të vështirë të jetës së tij, atë ndaj koronavirusit.

22:38
Fotot/ Vullkani më i madh në botë gjendet nën dy shkëmbinj të vegjël

Me vetëm dy shkrepa qe ngrihen rreth 50 metra mbi nivelin e detit, vullkani inaktiv Pūhāhonu në Havai nuk duket kushedi se çfarë. Kjo edhe për faktin se në të njëjtën zonë, në arkipelagun Mauna Loa, janë edhe dy vullkane të tjerë mbi 9000 metra të lartë.

22:37
Prostitucioni, profesioni më i lashtë/ A do t’i mbijetojë distancimit…

“Jo puthje. Kërkojini klientëve të lajnë duart para se t’ju prekin. Mbani një maskë mbrojtëse. Evitoni pozicionet ballë për ballë. Nëse mundeni, vishni një kostum infermiereje dhe nxirrni një termometër. Nëse temperatura e klientit është normale, vazhdoni lojën. Nëse ka temperaturë, ndërprisni gjithçka”.

22:29
FOTOT/ Si u festua Fitër Bajrami nëpër botë, media britanike poston edhe foto nga Kosova

Besimtarët myslimanë kanë festuar mëngjesin ej të dielës ditën e Fitër Bajramit, një ndër ngjarjet më kryesore në kalendarin islamik.

22:19
Reforma në Drejtësi/ Sejamini në Open: Strazburgu mund të hedh poshtë Vetingun

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend.

22:12
Plagosi kushëririn me mjet të fortë, kapet autori i ngjarjes në Tropojë

TROPOJË- Një person ka mbetur i plagosur me mjetet të forta në Tropojë. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë që është kushëriri i të plagosurit.

22:10
Europianët shijojnë lirinë/ Zbuten masat e ndërmarra ndaj Covid-19

Evropa po hapet më tej me qytetarët e saj që po shijojnë liritë që u munguan gjatë pandemisë së koronavirusit.

22:05
Koronavirus në SHBA: Mbi 1.7 milionë të infektuar

Në shkallë globale numërohen mbi 5.5 milionë raste me koronavirus dhe më shumë e 346 mijë viktima.

21:57
Vrasja e Reformës në Drejtësi/ Bolino: SHBA ka parë se diçka po lëviz

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend.

21:47
Video/ Menduan se po konsumonte lëndë narkotike, policia dhunon barbarisht adoleshentin

Një grup policësh në Britaninë e Madhe, rrethuan dhe më pas dhunuan një adoleshent, me pretendimin se po konsumonte lëndë narkotike.

21:47
OBSH-ja pezullon provat klinike të hidroksi-klorokuinës

Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

21:38
Mësuesi pedofil lutet të kastrohet, në vend që të shkojë në burg

Një mësues i dënuar për abuzim seksual me nxënëse të tij i është lutur gjykatësit ta dënojë me kastrim, në vend që të kalojë kohë në burg.

21:36
“Hej… Largohu!”/ 10-vjeçarja “shporr” hajdutin që tentoi t’i grabisë shtëpinë – Video

Kamerat e sigurisë në një shtëpi në SHBA, fiksuan momentin, kur një 10-vjeçare i kundërvihet duke ulëritur, një burri që po tentonte të grabiste shtëpinë e saj.

21:30
Koronavirusi në harresë! “Tërbohen” të rinjtë në SHBA, muzikë, alkool dhe … (Fotot)

Edhe pse SHBA është vatra më e madhe e koronavirusit në botë, të rinjve duket se nuk u intereson ky fakt, por vijojnë të pashqetësuar festat e tyre të shthurura!

21:26
Deklarata e fortë e gazetarit në “Open”: Vrasësit e Reformës në Drejtësi janë Yuri Kim, Donald Lu dhe Soreca

Gazetari Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” ka komentuar deklarata e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila disa ditë më parë tha se ka një marrëveshje të fshehtë në vendin tonë që po kërkon të vrasë Reformën në Drejtësi.

21:25
Foto/ Fëmijët mund të luajnë të sigurt, arkitektët gjermanë ndërtojnë këndin e lojërave për pandeminë

Rimbin, një shesh lojërash për fëmijë, pas Covid, vjen nga stilistë me qendër në Berlin, Martin Binder dhe Claudio Rimmele.

21:22
Ish modelja e njohur e pranon: Më kanë paragjykuar sepse…

Të jesh modele dhe të ekspozosh format trupore pak më shumë seç duhet, bie “pre” e paragjykimeve të njerëzve.

21:21
Unaza prej floriri e Kobe Bryant shitet në ankand për një shumë marramendëse

Një unazë 14 karatëshe prej floriri dhe diamanti që i ndjeri Kobe Bryant i kishte blerë mamasë së tij në vitin 2013, u shit në ankand për një shumë marramendëse.

21:12
Rusia zotohet të mbrojë sipërfaqen e Hënës nga “privatizimi”

Kreu i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, Dmiri Rogozin ka thënë në një intervistë me mediat se Rusia nuk do të lejojë privatizimin e hënës.

21:09
Loriku ka një kusht për gruan: Për të pasur fëmijë të tretë duhet…

Ka dy fëmijë, por që të ketë një të tretë, Lorik Cana ka një kusht për gruan, i treti duhet të jetë me domosdo djalë.

21:07
Ferrar-i 250 mijë paund copëtohet pas përplasjes me një autobus, shpëton mrekullisht reperi i njohur (FOTO)

Reperi britanik, Swarmz, arriti që të shpëtonte pa lëndime nga aksidenti që pati me “Ferrar”-in 250 mijë paund, pasi u përplas me një autobus në Londër.

21:05
Lorik Cana zbulon se për kë është tepër xheloz, nuk është gruaja…

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

20:59
Fiks Fare/ Aksidenti i frikshëm në ish-Bllok u shkaktua nga një polic, zvarriten hetimet

Fiks fare denoncoi mbrëmjen e së hënës zvarritjen e procedurave nga policia dhe prokuroria për zbardhjen e një aksidenti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

20:55
​Lajçak: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të përmbyllë të gjitha çështjet e hapura

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak bisedoi sot, në ditën e tij të parë të punës në Bruksel, me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

20:53
​Paraqitja e parë e Bidenit në fushatë pas dy muajsh

Kandidati për president nga radhët e demokratëve Joe Biden vuri sot një kurorë në një monument për veteranët pranë shtëpisë së tij në shtetin e Delaware, me rastin e shënimit të festës kombëtare amerikane, Dita e Kujtimit, i cili ishte udhëtimi i tij i parë në fushatë në më shumë se dy muaj.

20:52
​Merkel nuk lejon KE t’ia marrë aeroportet Lufthansa-s në Gjermani!

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha zyrtarëve të lartë të partisë së saj se qeveria nuk do të lejojë që Komisioni Evropian t’i marrë vendet e vlefshme kompanisë Lufthansa për fluturime në aeroportet në Frankfurt dhe Munih, shkruan gazeta Handelsblatt.

20:48
SHBA do të fluturojë dronët inteligjentë ‘Skyborg’ në 2023

Forcat ajrore të SHBA kanë thënë se do të kenë gati dronët inteligjentë “Skyborg” në vitin 2023.

20:44
Veshjet e guximshme që tregojnë më shumë se ç’duhet, rastet kur Ivanka Trump ka ‘lënë nam’ (FOTO)

Ajo është e bukur dhe mjaft e suksesshme.

20:30
Covid-19/ E hëna me më pak viktima që prej asaj të 23 marsit, ja sa vdekje u shënuan sot në Britani

BRITANI E MADHE- 121 viktima të tjera janë shënuar  në 24 orët e fundit në ishullin britanik për shkak të covid-19. Sipas autoriteteve vendase kjo është e hëna me më pak viktima që prej asaj të 23 marsit.

20:19
Tirana e do titullin në fushë/ Egbo kërkon të largojë euforinë: Na presin finalet

Tirana është pretendentja kryesore për titullin kampion në Superiore, por te bardheblutë i cilësojnë si finale, ndeshjet e mbetura.

20:15
Vlerësimi i nxënësve/ Nota përfundimtare pas 3 muajve të mësimit online

Viti shkollor do të mbyllet online më 29 maj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, veç maturantëve të cilët janë rikthyer në bankat e shkollës më 18 maj e do vazhdojnë deri në 5 qershor e do t’u nënshtrohen provimeve të maturës nga 8 qershori deri në 18 qershor.

20:12
Arrestohet i riu që filmoi veten duke dhunuar barbarisht pacientin 75-vjeçar në azil

Një 20-vjeçar është arrestuar në SHBA pasi kishte filmuar veten duke rrahur brutalisht një pacient të shtëpisë së të moshuarve.

20:09
COVID-19 godet turizmin evropian

Kriza e koronavirusit ka goditur rëndë njërin nga destinacionet kryesore turistike në botë, Evropën duke prishur planet e pushimeve të verës që mbajnë gjallë rajonin dhe duke e lënë industrinë e tij disa-miliarda dollarëshe të turizmit të përpiqet të mbijetojë.

20:01
Rikthimi i studentëve/ Udhëzimi: Mësimi të kryhet në ambientet e jashtme të universitetit

Për kthimin e studentëve në auditore nga qershori deri në tetor, të ndarë në 4 periudha për shmangien e vendgrumbullimeve, universitetet kanë miratuar udhëzuesin për masat anticovid 19 te përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

19:56
Roboti i parë që fluturon si pëllumbat

Pavarësisht përparimeve 100 vjeçare në industrinë ajrore, avionët ende nuk mund të manovrojnë aq mirë sa zogjtë.

19:55
Shtohen aksidentet me biçikletë/ Pandemia ndryshoi raportin e mjeteve në qarkullim

Pandemia e Covid 19, shtoi numrin e përdoruesve të biçikletave, në vendin tonë, e kryesisht në kryeqytet. Por paralelisht, u rrit edhe hapësira e dedikuar për ta, korsi me të shumta në Tiranë.

19:48
“Masat e Ramës, të jashtëligjshme”/ Basha takon bizneset: Bashkë do të bëjmë ndryshimin

Lulzim Basha kritikoi Kryeministrin për mënyrën e njoftimit te masave shtrënguese ndërsa i cilësoi si jo te ligjshme kufizimet e fundjavave.

19:43
Rikthehet konkursi i Magjistraturës, njofton provimin e anuluar! Mbyllen aplikimet për nënpunësit që do ndihmojnë shqyrtimin e stokut në Gjykatën e Lartë

Në kushtet e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga pandemia, mes shumë aktiviteteve publike të anuluara, u anulua edhe konkursi në shkollën e magjistraturës, prej nga ku do të fitojnë me të mirët që duan të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë.

19:42
Llogora, shkurtohet koha e turizmit/ Nga Tetori deri në Mars nuk do ketë më vizitorë

Parku kombëtar i Llogarasë, 40 km larg qytetit te Vlorës është një destinacion turistik për 12 muajt e vitit.

19:40
“Dëgjoi fjalët e fundit”; Papagalli dëshmitar kyç në gjyqin e vrasje-përdhunimit

Një papagall shtëpie që besohet se ka dëgjuar fjalët e fundit të së zonjës së tij që u vra, po mbahet si një dëshmitar kyç në një gjyq të profilit të lartë në Argjentinë.

19:37
Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Kosovë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një pacient i prekur me COVID-19 nga Komuna e Prizrenit.

19:33
Në Belsh të dielave/ Qyteza e vogël po ringjallet falë turizmit

Një periudhë e gjatë izolimi dhe pandemie, shkaktoi dëme të mëdha tek bizneset.

19:28
Turizmi vetëm për fundjavë/ Hotelierët në Pogradec, kundër të dielave pa makina

Pogradeci është një prej qyteteve shqiptare i fokusuar tek turizmi.

19:23
I papërmbajtshëm Lorik Cana, dhuron në ditë mijëra puthje, por për kë?

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

19:18
Vret veten ish-futbollisti ndërkombëtar në moshën 38 vjeçare

Ish-sulmuesi i Anderlecht e Partizanit të Beogradit, Miljan Mrdakovic ka vrarë veten në fundjavë, në kryeqytetin serb në moshën 38 vjeçare, pasi kishte thënë “nuk duroj dot më”.

19:16
Habit Lorik Cana: 2020 ka qenë për mua një vit i mrekullueshëm

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

19:07
‘Perla nga Qerreti’/ Fotot e mahnitshme nga perëndimi i diellit

Plazhi i Qerretit është populluar nga qytetarë të shumtë të cilët kanë pritur perëndimin e diellit në bregdet.

19:03
Kremlini: SHBA po përpiqet të destabilizojë Rusinë me informacionet për koronavirusin

Kreu i parlamentit rus Vyacheslav Volodin tha sot se SHBA po përpiqet të destabilizojë situatën në Rusi duke përhapur dezinformim për situatën e koronavirusit atje dhe për rënien e mbështetjes publike për presidentin Vladimir Putin.

18:59
​Kosova gati për një valë të mundshme të re me koronavirus?

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur rreth mundësisë së një vale të re të pandemisë me koronavirus në vjeshtë dhe masat që do të ndërmarrin institucionet shëndetësore.

18:56
​Merkel kërkon vigjilencë pas shpërthimit të virusit në një restorant

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje qeverive të landeve të Gjermanisë që të tregohen vigjilentë, pas lehtësimit të kufizimeve të vendosura kundër koronavirusit.

18:55
E mahnitshme! ​Një 6-vjeçar zbulon një pllakë balte 3.500-vjeçare

Një 6-vjeçar, gjatë një shëtitjeje me prindërit e tij, në jug të Izraelit, zbuloi një pllakë balte 3.500-vjeçare, të përshkruar nga arkeologët si unike.

18:52
FOTO/ Britanikët nuk i ndal as koronavirusi, “lulëzojnë” plazhet!

Mediat britanike shpesh kanë publikuar foto e video, ku shihen qytetarët e saj duke thyer karantinën dhe rregullat e vendosura nga qeveria, në kuadër të COVID-19, madje “rebelimi” i tyre është bërë, edhe kur masat kanë qenë mjaft strikte.

18:46
Vdes trapezistja profesioniste në aksidentin tragjik gjatë stërvitjes

Një artiste trapezi nga Uruguaji, e bllokuar në një qytet të Spanjës prej pandemisë së koronavirusit, ka vdekur pas një rënieje tragjike gjatë një sesioni stërvitor.

18:39
Aksident tragjik në Durrës/ Furgoni përplas për vdekje 8-vjeçarin me biçikletë, arrestohet shoferi

DURRËS- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije 8-vjeçar në Durrës.

18:33
Ish-Kreu i KQZ Kristaq Kume: Ndryshimi i sistemit zgjedhor domosdoshmëri. PS, PD e LSI kundër

Ditën e sotme në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë i ftuar ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i cili ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike për sa i përket Reformës Zgjedhore.

18:32
Po dërgonte një pacient në Tiranë/ Ambulanca del nga rruga, një i vdekur

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Lushnje këtë të hënë (datë 25 Maj).

18:27
Mënyra sesi 12 vjeçari i shpëton ariut të murrmë që nisi ta ndiqte në pyll

Në disa pamje të frikshme ishte regjistruar së fundmi momenti kur një 12-vjeçar pati një takim disi tepër të afërt me një ari të murrrmë, në Brenta Dolomite në veri të Italisë.

18:17
10 shtetet me tifozet më të nxehta (FOTO)

Nuk ka asnjë dyshim që futbollin e bëjnë më interesant tifozët.

18:15
Fshati në Shkodër ku dikur kontrolloheshin imtësisht vizitorët, sot gati për vëmendjen tonë

Nuk ke se si mos të ndalesh në SHIROKË, rrugës për në fshatin që do të marrë vëmendjen sot dhe të shohësh mozaikun e shëtitores me motive të qilimit duke respektuar traditën e zonës.

18:13
Covid-19/ Rritet numri i viktimave në Itali, por bie ndjeshëm numri i të infektuarve

Në Itali janë shënuar 92 vdekje të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

18:07
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i rikujton Bashës marrëveshjen e bërë 10 muaj më parë për … (Kontrata)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kryetari të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, marrëveshjen e nënshkruar 10 muaj më parë.

18:05
Vdes në kopshtin zoologjik të Moskës krokodili 84 vjeçar i Adolf Hitlerit

Saturni, aligatori personal i liderit nazist Adolf Hitler, i famshëm në kohën e luftës me mijëra vizitorë të kopshtit zoologjik të Berlinit, ka vdekur kësaj jave në kopshtin zoologjik të Moskës në moshën 84 vjeçare.

17:55
Fluturim nga Tirana drejt Parisit më 5 qershor

Ambasada e Francës në Tiranë njofton qytetarët e interesuar për t’u kthyer në Francë, për fluturimin e Air Albania nga Tirana në Paris më 5 qershor.

17:46
Në Golem të rinjtë ‘dynden’ në plazh, vajzat ‘toples’ për të marrë rreze dielli

Qytetarët në Golem kanë ‘harruar’ karantinën për pak kohë dhe ditën e  sotme duke përfituar nga temperaturat e larta kanë shkuar në plazh.

17:45
Aksident i rëndë në Bulqizë, motori përplaset me shtyllën anësore të rrugës

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë.

17:37
Reperi shqiptar, baba për herë të dytë

Vig Poppa dhe bashkëshortja e tij do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.

17:32
Fansat i bënë kërkesën e veçantë, mjekja kineze që lufton koronavirusin vijon të “çmendi” rrjetin

Në vetëm pak ditë mjekja tashmë e famshme kineze, ka fituar 8 mijë ndjekës të rinj.

17:31
Qentë e stërvitur në mbrojtje të botës së egër kanë shpëtuar 45 rinocerontë në Afrikën e Jugut

Një tufë qensh janë stërvitur për të mbrojtur botën e egër nga gjuetia ilegale në Afrikën e Jugut dhe raportohet se deri tani kanë shpëtuar 45 rinocerontë.

17:23
​Zaev: Nuk duam zgjedhje pa opozitën

Ndërsa Maqedonia Veriore ndodhet në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve zgjedhore, ende nuk ka sinjale nga subjektet politike dhe presidenti Stevo Pendarovski nëse mbi datën e zgjedhjeve do të bëhet edhe një përpjekje përmes takimit të liderëve.