Rudina Hajdari në Open: Të gjithë kanë frikë nga Reforma në Drejtësi

26/05/2020 01:16

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend. E ftuar në Open në Top Channel, deputetja Rudina Hajdari tha se deklarata e ambasadores Yuri Kim i referohet të gjithë aktorëve të politikës shqiptare.

“E ka për të gjithë, për të gjithë aktorët e politikës shqiptare, që kanë impelmentuar dhe kanë futur duart që në momentin e ardhjes së Reformës në Drejtësi. Për ta bërë sikur nuk ka një mbështetje amerikane. Deklaratat e saj janë të qarta që SHBA është pas kësaj Reforme. Ishte një deklaratë guximtare.

Ajo është në dijeni se ka bërë takime me aktorët e politikës gati përditë. Po merret me gazetar me aktivistë me persona që janë faktor në vendin tonë. Reforma ishte në një pikë kritike. Ngrihet topi dhe më pas bëhet negocimi. Nuk ka beteje reale por pazare. Të sigurojnë jetën e tyre dhe të familjarëve nuk kanë interes tjetër. Reforma në Drejtësi duhet të jetë produkt që do të sjell njerëz para drejtësisë.” tha Hajdari.

“Nuk e thonë se mbrojnë njëri-tjetrin. Të gjithë kanë frikë nga Reforma. Si në Kroaci apo Rumani që kanë shkuar politikanë dhe kanë dhënë llogari. Edhe këtu duhet të ndodh por këtu nuk ndodh se ne njihemi të gjithë me njëri-tjetrin. Jemi një popull i vogël dhe shumica e politikanëve janë të korruptuar dhe po të denoncohet një, del tjetri. Dhe prandaj mbrojnë njëri-tjetrin”- shtoi Hajdari.

Top Channel