Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 30-vjeçari, me inicialet B.Ll, është përplasur me motor në shtyllën anësore të rrugës.

I aksidentuari është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Si pasojë e këtij aksidenti, 30-vjeçari ka mbetur i plagosur me fraktura në kokë dhe trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Top Channel