Një artiste trapezi nga Uruguaji, e bllokuar në një qytet të Spanjës prej pandemisë së koronavirusit, ka vdekur pas një rënieje tragjike gjatë një sesioni stërvitor.

29 vjeçarja Guadalupe Videla, përplasi kokën në dysheme pas rënies së pakontrolluar prej disa metrash, teksa stërvitej në Beasain, në veri të Spanjës.

Ajo ra disa centimetra jashtë tapetit mbrojtës. Gjimnastja u dërgua me urgjencë në spital por vdiq aty disa orë më vonë.

Ajo po stërvitej për një shfaqje të re me kolegët e saj të cirkut, ndërsa drejtori Pele Rossi insistonte se Guadalupe nuk do të kishte vdekur nëse binte nga një lartësi më e madhe.

“Sikur të kishte qenë më lart ajo do të kishte pasur kohë të rrotullohej”, tha ai.

Guadalupe ishte bllokuar në qytezën e vogël pranë Bilbao, që prej marsit, bashkë me trupën e cirkut Il Circo Italiano me të cilën ishte bashkuar së fundmi.

Dashuria e saj për cirkun e kishte shëtitur Guadalupe në Spanjë, Argjentinë, Panama e vende të tjera.

Kolegët e saj shpresonin të nisnin shfaqjen në Beasain në fillim të qershorit pas zbutjes së masave të pandemisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel