Lulzim Basha kritikoi Kryeministrin për mënyrën e njoftimit te masave shtrënguese ndërsa i cilësoi si jo te ligjshme kufizimet e fundjavave.

“Epo mesa duket këtë qëllim ka qeveria, të shkatërrojë biznesin. Me statuse “Facebook”-u kujtohet te të lajmërojë në 21:30 të darkës. Unë e kisha bllok, detyrova ta zhbllokoja që të shihja statusin a mund ta hapja dyqanin nesër. Këtu jemi katandisur”.

“Kjo është totalisht e paligjshme. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë”.

Masat shtrënguese kane ngjallur reagimin e biznesit te vogël. Selia blu shpërndau nje takim te kryedemokratit Basha ne njësine nr 3, ku perfaqësues te biznesit ankoheshin per urdhrat e padrejta sipas tyre te Kryeministrit.

“Atëherë kur kemi më shumë punë, në fundjavë, del korona dhe duhet të futemi brenda. Pretendohet që gjatë fundjavës njerëzit shpenzojnë diçka, atëherë nuk na lejojnë.”- u shpreh pronarja e një jen e Partisë Demokratike për ndryshimin e situatës se biznesit, ne te ardhmen. /Elda Menga/

Top Channel