E martë, 26 Maj 2020
17:25
‘SpaceX’ gati misionin me astronautë

Sipërmarrësi Elon Musk i kompanisë SpaceX është i vendosur të nisë dy astronautë amerikanë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar të mërkurën nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida, duke i dhënë fund kështu pauzës nëntëvjeçare të agjencisë hapësinore amerikane në dërgimin e njerëzve në hapësirë.

17:24
Tronditëse/ 26-vjeçari vret të dashurën dhe me trupin e saj të pajetë shëtit nëpër qytet

Një 26-vjeçar në Rusi, ka vrarë të dashurën e tij 24-vjeçare, por nuk është mjaftuar me kaq, e vendosi në një karrocë dore dhe me të shëtiti nëpër qytet.

17:17
Conte mirëpret Nainggolan, basti i radhës është “rilindja” e tij

Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi ishin dy lojtarët e skarcuar nga Interi në fillim të verës së kaluar dhe belgu u transferua te Cagliari, ndërsa ish kapiteni te Paris Saint Germain, të dy me formulën e huazimit.

17:15
​Hungaria parashikon heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 20 qershor

Gjendja e jashtëzakonshme, e miratuar në Hungari për luftën kundër koronavirusit të ri, pritet të hiqet më 20 qershor, theksoi sot qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, akuzuar se kishte përfituar nga pandemia për riforcimin e pushteteve të tij.

17:14
16 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoni, 3 viktima

Regjistrohen edhe 3 viktima nga COVID 19, me çka shkon në 116 numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend. Viktimat e 24 orëshit e fundit janë: një 78 vjeçare nga Velesi, një 84 vjeçar nga Tetova dhe një 76 vjeçare nga Shkupi.

17:10
Super-gjyqi i spiunazhit/ Rusia kërkon 18-vjet burg për ish-marinsin amerikan

Prokurorët në një gjyq spiunazhi në Rusi kanë kërkuar 18 vjet burgim për ish-marinsin amerikan Paul Whelan për pranimin e sekreteve shtetërore, tha dje avokati i tij.

17:09
DPSHTRR paralajmëron autoshkollat që nuk respektojnë protokollin e sigurisë: Gjoba dhe mbyllje aktiviteti

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do të zbatojnë masat anti Covid-19 do të ndëshkohen me gjoba dhe deri në mbylljen e aktivitetit.

16:54
Skenë horror/ Po debatonte me bashkëshortin! 21-vjeçarja përplas me sa fuqi kishte foshnjën në dysheme

Kamerat e sigurisë në një hotel në Rumani, kanë fiksuar momentin teksa një nënë hedh fëmijën e saj forcërisht në dysheme, teksa ishte duke debatuar ashpër me partnerin, si rezultat vogëlushja ka pësuar plagë të rënda dhe ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv.

16:49
Korçë/ Kontrabandë me pesticide dhe paketa cigaresh, arrestohen dy persona

Korçë- Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për kontrabandë me mallra të ndryshëm.

16:39
11 javë pas lindjes, aktorja në formë perfekte (FOTO)

Ajo ka vetëm 11 javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin e quajtur Callum.

16:37
Itali/ Grupimet e majta rekomandojnë brigadën kubane të mjekëve për çmimin Nobel të Paqes

Autoritetet italiane, përfaqësues të klerit dhe organizata shoqërore nderuan një ditë më parë kontributin e brigadës kubane të mjekëve në Itali në luftën kundër COVID 19.

16:30
Green Mobility nga Coca-Cola Bottling Shqipëria: “Roli ynë për një Shqipëri më të gjelbër”

Coca – Cola Bottling Shqipëria prezanton flotën e saj 56 makina – 100% elektrike, të cilat do të sjellin reduktimin e 178 ton CO2 të emetuar çdo vit, sasi kjo e barabartë me përthithjen që kryejnë 13,327 pemë në vit.

16:27
Takimi/ Juri Kim: Diskutuam për të ardhmen, jo për të shkuarën. Basha: Zgjedhje të lira për t’u shkëputur nga e kaluara

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim  ku kanë diskutuar rreth Reformës Zgjedhore.

16:20
Meta kthen në Kuvend ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin  “Për aktivitetet e turizmit detar”,për rishqyrtim.

15:58
Basha: Të vendosur që brenda 31 majit do të përfundojë Reforma Zgjedhore

Pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, në prononcimin për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit.

15:51
Përfundon takimi mes ambasadores dhe Bashës/ Kim: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë sipas afatit

Ka përfunduar takimi midis ambasadores Yuri Kim dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

15:39
“51-vjeçari vari veten në burg”/ Familjarët: Nuk është vetëvrarë, të zbardhet e vërteta…

Lajmi se një 51-vjeçar, i identifikuar si Bilbil Zekaj, u vetëvra me një çarçaf, në tualetin e ambienteve të paraburgimit në Fier, tronditi mbarë opinionin publik.

15:25
Inerte në tokat bujqësore/ Masakra mjedisore në fushën e Korçës

Fusha e Korçës një sipërfaqe e madhe bujqësore është e ndarë mes fermerëve që punojnë parcelat e tyre dhe sipërfaqeve të mbuluara me inerte.

15:21
Strakosha me Covid?! I vëllai përgënjeshtron gazetarin

Thomas Strakosha ka qenë protagonist në media në orët e fundit teksa një opinionist italian bëri të ditur se portieri i Lazios dhe përfaqësueses shqiptare rezultoi pozitiv me Covid 19 por që nuk u bë i ditur pasi zyrtarisht rezulton i dëmtuar.

15:15
(Emri) I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, 48-vjeçari bie në prangat e policisë

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ardjan Çekini. 48-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik narkotikësh.

15:11
Sot Dortmund-Bayern/ Sfida që mund të vendosë titullin

Sot në 18:30 e gjithë bota do të hedhë sytë te Signal Iduna Park ku do të luhet klasikja e futbollit gjerman mes Borussia Dortmund e Bayernit të Mynihut një supersfidë që për publikun shqiptar vjen nëpërmjet platformës Digitalb.

15:06
Nga dhelpra e kuqe arabe te …/ Njihuni me disa nga mrekullitë e natyrës (FOTO)

Shoqata gjermane për Fotografinë e Natyrës sapo ka shpallur fituesit e konkursit të natyrës për 2020, dhe shkrepjet janë absolutisht të mrekullueshme.

14:58
A të lë kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kafeina është një prej këtyre faktorëve.

14:55
Hajdari: Propozova ligjin për referendumet, Basha mos të shkojë në krahët e Ramës

Rudina Hajdari shprehu rezerva për fashën e re të zgjedhjeve që palët arritën dakordësi, pasi sipas saj, kështu i mbyllet dera diasporës.

14:51
Ja kush është sekreti i Ben Affleck për tu dukur më i ri

Javën e kaluar Ben Affleck u fotografua duke shëtitur rrugëve të Los Angeles me një pamje disi të lodhur por këtë javë ai ka ndryshuar krejtësisht.

14:42
Manastirliu: Hapen kopshtet dhe çerdhet me 1 qershor/ Mjekët: Virusi nuk është zhdukur …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se do të hapen kopshtet dhe çerdhet nga data 1 Qershor.

14:38
“Po ju tregoj se ç’ndodhi aty brenda”/ Rudina Hajdari: Ranë dakord për çështje fare pa rëndësi, erdhën aty si ato vajzat që japin motin….

Rudina Hajdari pas deklaratës së Damian Gjiknurit, Oerd Bylbashit dhe Petrit Vasilit, nuk duk se ishte aq e kënaqur sa palët e pëmendura.

14:38
Bocelli dhuron plazmën e gjakut: Isha i sëmurë me Covid

Andrea Bocelli, i prekur dhe ai nga koronavirusi, shkoi sot në qendrën e grumbullimit të spitalit Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmë në kuadrin e studimeve për gjetjen e një kure për të sëmurët nga Covid 19.

14:33
Fotoja shkaktoi polemika/ Trump: A thua se ishte mëkat!

Një foto e presidentit Donald Trump duke luajtur golf në klubin e tij në Virxhinia, ka mjaftuar që të shpërthejnë sulmet, si në rrjetet sociale, ashtu dhe nga kundërshtarët politikë.

14:31
Bylykbashi dhe Vasili, njësoj si Gjiknuri: Ramë dakord, por sfida që na pret është…

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas përfundimit të mbledhjes për Reformën Zgjedhore konfirmuan deklaratën e Damian Gjiknurit për çështjet në të cilat palët ranë dakord.

14:22
Përfundon mbledhja/ Gjiknuri: Jam i kënaqur, ja për çfarë ramë dakord!

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që nisi në orën 11:00.

14:17
Danimarka, koronavirusi/ Tkurrja më e madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Ekonomia e Danimarkës po përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të masave të izolimit kundër koronavirusit.

14:10
Mali i Zi nuk hapi kufirin, Serbia: S’keni vetëm ju det!

Vendimi i Malit të Zi për të mos I hapur kufijtë me Serbinë ka shkaktuar zemërim në Beograd.

14:05
Njihuni me 11 skulpturat më të veçanta në botë (FOTOT)

Në mesin e statujave dhe monumenteve tradicionale, gjenden disa vepra arti ku imagjinata duket se ka kaluar çdo kufi.

13:57
Foto/ E bukur por e rrezikshme, arrestohet bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenalit

E bukur por e rrezikshme ashtu si bashkëshorti i saj.

13:43
“Aman sa turp, ma jep atë gjobën e të iki”/ Margaret e ‘Përputhen’ përplaset me policinë

Sot në studion e ‘Shqipëria Live’ është diskutuar edhe një incident që Margaret një nga vajzat e Përputhen ka pasur me policinë pasi kishte parkuar makinën keq.

13:40
Sekuestrohen lëndë narkotike dhe sende të vjedhura/ Arrestohen 6 persona, njëri ishte në kërkim

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim më herët, për aktivitet kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

13:34
Veliaj: Investojmë në çdo lagje të Tiranës, njësoj si me Piramidën dhe Teatrin e Ri

Pas largimit të kioskave dhe tezgave nga tregu elektrik, të cilat u sistemuan në një hapësirë më të përshtatshme, Bashkia e Tiranës nisi investimin më të madh në këto 30 vite në Njësinë 2. Dikur një nga zonat më të degraduara, shumë shpejt blloku që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” – Blv. “Petro N. Luarasi” – Rr. “Taulantia” – Rr. “Ali Demi” do të transformohet tërësisht, ku krahas asfaltit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse.

13:29
11 foto befasuese të shkrepura në momentin perfekt

Pavarësisht nëse mund të jesh me vite eksperiencë si fotograf, fraksionet e sekondës mund të bëjnë ndryshimin midis një fotoje ikonike dhe një normaleje.

13:24
Basha takon sot Yuri Kim

Kreu i PD, Lulzim Basha do të takohet sot me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

13:23
Protestë nga punonjësit e transportit publik në Vlorë për pagën e luftës

50 punonjës të firmës të transportit publik kanë dal këtë të martë në protestë përpara prefekturës së qarkut të Vlorës, pasi ende nuk kanë përfituar pagën e luftës.

13:20
Meta dekreton 3 ligje, ja për çfarë bëhet fjalë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 3 ligjeve.

13:13
15 fotot spektakolare, të kapura në momente të sikletshme (FOTO)

Ndonjëherë janë detajet që plotësojnë momente të caktuara.

13:02
Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve

Spanja kërkoi nga partnerët e Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen.

13:00
OKB nis hetimet për Qeverinë shqiptare, kërkohet urgjentisht informacion mbi dëbimin e shtetasve turq Çelik e Simsek

Një hetim ka nisur për Qeverinë shqiptare për procedurat e ekstradimit të dy shtetasve turq, Selami Simsek dhe Harun Çelik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

12:56
Kurti: Pres nga Kushtetuesja të interpretojë dhe jo të shkruajë Kushtetutën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe jo, siç tha ai, shkrimin e saj.

12:53
Sekreti i këtyre fotove ndodhet… shihni dy herë për t’i kuptuar (FOTO)

Gjërat më interesante nuk janë gjithmonë në sipërfaqe, ndonjëherë ju duhet të kërkoni për to. E njëjta gjë vlen edhe për fotot.

12:45
Grabitet mjekja që lufton në vijën e parë me koronavirusin, i morën 11 mijë dollarë

Një mjekeje në Teksas, e cila po ndihmonte në luftën kundër koronavirusit iu vodhën sendet personale me vlerë 11.000 dollarë nga dhoma e saj në hotelin Brooklyn, ka raportuar policia.

12:35
Turistët britanikë/ Greqia mund t`i bllokojë, nëse nuk bie niveli i infektimeve në Mbretërinë e Bashkuar!

Greqia shpreson të mirëpresë turistët e huaj nga 15 qershori, por britanikëve mund t`i ndalohet hyrja në vendin fqinj, nëse shkalla e infektimit nga Covid 19 nuk bie ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

12:33
Reforma në Drejtësi/ Ambasada amerikane deklaratë: Nuk duhet humbur përqëndrimi, mos u çorientoni!

Ambasada amerikane në një deklaratë për Reformën në drejtësi në vend shprehet se “Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar”.

12:32
Turizmi më i fortë se virusi! Hapet Pompei …

Siti arkeologjik i Pompeit, i famshëm në mbarë botën, hapet sot për publikun.

12:23
Rikthehet futbolli në Wuhan/ Banorët heqim maskat e kapin topin

Për 3 muaj admiruesit e futbollit në Wuhan u detyruan të qëndrojnë të izoluar dhe të mos e praktikojnë sportin e tyre të preferuar për shkak të coronavirusit.

12:21
“Suksesi” i parë! Tryeza e “Zgjedhores” pranon propozimin e opozitës për…

Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar propozimin e opozitës për shkurtimin e periudhave zgjedhore.

12:17
Naftë në vend të ujit/ Në fshatrat e Mallakastrës, dëme nga mungesa

Çarja e shpeshtë e një tubacioni qe transporton naftë dhe gaz, nga puset e naftës ne rafinerinë e Ballshit, ka shkaktuar dëme te konsiderueshme te banorët e fshatrave Drenove dhe Belishove ne Mallakastër.

12:13
Mision i pamundur? Me pak fantazi këta njerëz kanë zgjidhur çdo gjë

Truri është një mister që shumë njerëz do të donin të zgjidhnin.

12:10
E diela pa makina, në Durrës shqetësim për turizmin

E diela pa makina, që do të zbatohet që nga vjeshta e ardhshme, konsiderohet një tjetër goditje e fortë për turizmin në Durrës, pas tërmetit dhe pandemisë.

12:09
15 raste në Call Center/ PD: Refuzimi i Ramës për të financuar bizneset solli rritjen e të infektuarve

Demokrati Bardh Spahia ka reaguar pas lajmit se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 25 raste të reja, 15 prej të cilave në një call center.

12:04
Korcë, aksident në trotuar/ Shoferi humb vëmendjen, përplas babë e bir

Një aksident i rëndë ndodhi ne qytetin e Korçës mbrëmjen e së hënës, kur një automjet ka humbur kontrollin duke hipur mbi trotuar.

11:57
25 fotot që tregojnë se realiteti është një çmenduri e vërtetë

Duket sikur universi ynë përdor lojën e tij të preferuar të quajtur “Rastësi” për të provuar imagjinatën tonë.

11:48
Enver Bajri dhe Emrah Plaku të piketuarit e radhës nga OFL, u kërkohet plotësimi i formularit

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

11:46
Gjermani/ Gati udhëtimet, por nuk përmend Ballkanin…

Qeveria gjermane synon të heqë paralajmërimin për udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane, nëse zhvillimi i pandemisë e lejon këtë, sipas informacioneve të mediave.

11:41
Ministria e Drejtësisë propozon: Të rihapen gjykatat

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normative, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat e Covid-19.

11:37
Dalin pamjet/ Ditëlindja luksoze e djalit të Sinan Hoxhës (FOTO)

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur Sinan Hoxha, ka festuar ditëlindjen e katërt të djalit.

11:25
10 yjet që veshën fustane të vjetra dhe i lanë të gjithë pa fjalë (FOTO)

Yjet bëjnë përgatitje me muaj të tërë para një eventi të rëndësishëm. Ato zgjedhin shtëpitë më të mëdha të botës për të dizenjuar fustanin e tyre.

11:16
Reforma zgjedhore/ Opozita 3 propozime për, financimin e partive, rolin e grave dhe kohën e zgjedhjeve

Opozita ka shkuar në tryezën e reformës zgjedhore me propozime konkrete që synojnë të largojnë partitë nga korrupsioni politik, t’i emancipojnë ato me pjesëmarrjen reale të grave dhe vajzave dhe të rrisin pjesëmarrjen në proces, duke i vendosur zgjedhjet në një periudhë të përshtatshme.

11:14
Kalimi i paligjshëm i kufirit kundrejt fitimit, në pranga 2 persona

Policia e Devollit ka vënë nën pranga dy persona të cilët kundrejt përfitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, transportonin shtetas nga vendet e treta.

11:13
“Në dy muaj dëmi ekonomik 2 mld dollarë”/ Konfindustria i kërkon qeverisë të hapë të gjitha bizneset para 1 qershorit

Konfindustria i kërkon qeverisë dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në gjithë vendin, pa pritur afatin kohor që është 1 qershori.

11:12
25 raste të reja/ 15 janë vetëm në një Call Center në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Tashmë 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

11:05
Studimi: Meshkujt që i kanë më të gjatë gishtërinjtë e unazës, rrezikojnë më pak nga koronavirusi!

Burrat me gishtërinj më të gjatë të unazës janë më pak të rrezikuar të vdesin nga Covid 19, thotë një studim i fundit.

11:02
Rëndohet bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit/ Shënohet viktima e 33 në vend, 25 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend ka shkuar në 33 numri i viktimave nga Covid-19. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

10:50
Shpresa për kurën! Zbulohet një tjetër antitrup i aftë të shkatërrojë koronavirusin

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) njoftuan se kanë identifikuar një antitrup monoklonal, të aftë të shkatërrojë koronavirusin SARS-CoV-2.

10:44
Kërkoi mundësinë për të pastruar figurën, komandati i Gardës konfirmohet në detyrë

Komandati i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramos Sako, është konfirmuar në detyrë.

10:41
Shitet në ankand unaza që Kobe Bryant, zbulohet shuma marramendëse

Një unazë me ar njëzet e katër karatësh dhe gurë diamanti që Kobe Bryant ia kishte dhuruar nënës së tij Pamela para më shumë sesa 20 vjetëve, është shitur në një ankand.

10:37
Sarandë/ Një 47-vjeçar vetëvaret, një tjetër plagoset me thikë

Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 Sarandë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi L. B., 47 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

10:29
Zëdhënësi i Kremlinit shërohet nga koronavirusi

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u lirua nga spitali pas shërimit nga koronairusi i ri (COVID-19).

10:27
Cardi B çmend rrjetin, zbulon tatuazhin e ri në pjesën … (Video)

Autorja e hitit “Boddak Yellow” ka treguar me krenari tatuazhin e saj më të ri në Instagram.

10:18
Zyrtarizohet rregullorja/ Administrata do punojë nga shtëpia gjatë pandemisë

Me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar, thuhet se administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë.

10:12
​Bundesliga vazhdon edhe sot, luhet derbi për titullin e kampionit

Gjatë ditës së sotme, Bundesliga gjermane do të vazhdoj me ndeshjet e javës së 28-të.

10:10
3 shenjat e horoskopit të cilave qershori do t’u sjellë shumë ndryshime

Nëse jeni një nga këto tre shenja, muaji që vjen do t’ju sjellë pikërisht këto gjëra.

10:04
​Kush hedh dorezat dhe maskat në rrugë gjobitet me 500 euro në këtë vend

Autoritetet lokale në Romë morën një vendim për të ndëshkuar të gjitha ata që hedhin në rrugët pajisjet mbrojtëse të përdorura.

09:59
Paketa ‘Anti shpifje’ dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ja datat kur Komisioni i Venecias do të sjellë opinionin

Komisioni i Venecias pritet t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare opinionin përfundimtar për Paketën ‘Anti shpifje’ dhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese në datat 18-19 qershor.

09:57
​Haradinaj: Kosova pagoi çmim të lartë për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kujtoi 21-vjetorin e masakrës së 27 shqiptarëve në lagjen Tusuz të Prizrenit.

09:51
​Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 247 raste aktive

Numri në total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1.038, ndërsa prej tyre si raste aktive janë vetëm 247 persona, ndërsa 791 të tjera tashmë vlerësohen si të shëruar.

09:49
Basha në njësinë 5: Shqipëria me krizën më të thellë në rajon, ja si ndalohen efektet e krizës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me bizneset në njësinë administrative numër 5 në Tiranë, ku shprehet se numri i bizneseve në këtë zonë edhe pse është një nga më të dendurat në Tiranë është shumë i vogël dhe numri i njerezve ne biznese po ashtu.

09:48
​Beteja me Covid-19/ Britania hap mijëra dyqane në qershor

Britania e Madhe do të rihapë mijëra dyqane dhe qendra tregtare në qershor, njoftoi kryeministri Boris Johnson.

09:36
Kur bukuria nuk njeh moshë! VIP-at që janë bërë më të bukura gjatë plakjes (FOTO)

Ka shumë të famshëm që janë në një ndjekje të vazhdueshme për rininë e përjetshme.

09:31
Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri në Hong Kong ku shefi i sigurisë e lëvdoi si një mjet të ri për të mundur terrorizmin.

09:28
Çekia fiton betejën me Covid-19! Rihap kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë

Republika Çeke njoftoi se do të hap pikat e saj kufitare me Austrinë dhe Gjermaninë – por megjithatë kufizimet e vendosura si pasojë e mos përhapjes së pandemisë Covid-19 mbeten ende ne fuqi.

09:25
Sot në 18:30, Dortmund-Bajern do të luhet me dyer të mbyllura

Asnjëherë më parë Dortmund-Bajern nuk është luajtur pa praninë e tifozëve në një ndeshje zyrtare dhe për shkak të pandemisë klasikja do të luhet me dyer të mbyllura.

09:20
Suedi, mbi 4.000 viktima nga Covid-19

Suedia, e cila ka luftuar me një qasje më të butë ndaj pandemisë koronavirus sesa vendet e tjera, njoftoi se mbi 4.000 njerëz kanë vdekur në vend, 90 për qind e të cilëve janë mbi 70-vjeç.

09:11
​Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori

Në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, njoftoi kryeministri Dushko Markoviq.

09:08
Covid-19, masat e izolimit/ Kosovë, vazhdon lehtësimi

Në Kosovë, nga data 28 maj, do të fillojë lehtësimi i mëtejshëm i masave të izolimit kundër koronavirusit.

09:06
Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë klientët e saj. Ky është vendimi i një gjykate federale të Kasacionit në Gjermani, në kuadër të procesit diselgate.

09:05
Lufta e Orbán-it kundër LGBTQI: Po kufizon të drejtat e njerëzve transgjinorë dhe transseksualë

Me një ligj të ri, qeveria Orbán po kufizon të drejtat e njerëzve transgjinorë dhe transseksualë. Ai është një hap i mëtejshëm në luftën kundër gjithçkaje që nuk përkon me botëkuptimin e kryeministrit hungarez.

08:56
3 muaj larg nënës, djali pesë-vjeçar indian udhëton i vetëm për në shtëpi

Një djalë pesë-vjeçar në Indi ka udhëtuar vetëm për në shtëpi vetë pasi ishte larguar nga nëna e tij për tre muaj.

08:46
OBSH paralajmëron: Valë e dytë e koronavirusit, nëse…

Derisa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën e menjëhershme të dytë” të të infektuarve.

08:45
Zaptim i pronës publike, arrestohet 66-vjeçari në Durrës

Policia vijon operacionet kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

08:39
Hidroksiklorina si ilaç i mundshëm për koronavirusin? OBSH merr vendimin

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

08:35
Gjermani, 432 raste të reja

Gjermania ka regjistruar 432 infeksione të reja gjatë ditës së kaluar, ndërsa 45 vdekje të reja janë lidhur me Covid-19.

08:30
Rikthehet në tryezë opozita! Sot në 11:00, palët rinisin diskutimet për ‘Zgjedhoren’

Palët politike (mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare) pritet të mblidhen ditën e sotme (26 maj) në orën 11:00, pas bojkotit të takimit të fundit nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.