Sot Dortmund-Bayern/ Sfida që mund të vendosë titullin

26/05/2020 15:11

Sot në 18:30 e gjithë bota do të hedhë sytë te Signal Iduna Park ku do të luhet klasikja e futbollit gjerman mes Borussia Dortmund e Bayernit të Mynihut një supersfidë që për publikun shqiptar vjen nëpërmjet platformës Digitalb.

Është kjo një sfidë që mund të vendosë fatet e Bundesligës përsa i përket titullit duke qenë se do të jenë përballë skuadrat e dy vendeve të para. Pas rikthimit në fushë pas pauzës nga pandemia coronavirus, në Bundesligën gjermane është vënë re që nuk ekziston faktori fushë gjë që favorizon Bayernin. Për më tepër, Borussia Dortmund nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve të mitikut Muri i Verdhë duke qenë se ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura. Gjithsesi, kjo sfidë parashikohet të dhurojë spektakël, me Bayernin që ka një avantazh prej 4 pikësh kundrejt verdhezinjve.

Nëse do të fitojnë bavarezët do të shkojnë 7 pikë para 6 ndeshje nga fundi i kampionatit. Për këtë përballje si Bayerni ashtu edhe Dortmundi do të kenë mungesat e tyre. kështu kampionët e Gjermanisë nuk do të kenë Thiago Alcantara, Phillipe Coutinho, Corentin Tolisso dhe Niklas Sule, ndërsa Borussia do të duhet të bëjë pa kapitenin Marco reud dhe Zagadou, ndërkohë që janë gati Hummels dhe Axel Ëitsel. Të dyja skuadrat vijnë në ndeshjen e sotme, pas dy fitoreve pas rikthimit në fushat e lojës.

Bayerni ka mundur Union Berlin dhe Eintrachtin e Frankfurtit, ndërsa Dortmund fitoi ndaj Schalkes dhe Ëolfsburgut 2-0. Në sfidën e fazës së parë, Bayerni e shkatërroi skuadrën e Lucien Favre teksa e mundi 4-0, kështu që Dortmundi do të kërkojë revanshin në këtë ndeshje, por edhe të bëjë akoma më drithëruese fundin e sezonit pasi nëse fiton do të çojë diferencën në 1 pikë me bavarezët.

Top Channel