Komandati i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramos Sako, është konfirmuar në detyrë.

Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut, prej ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Më 6 janar, Sako ka kërkuar nëpërmjet e-mailit që të ketë mundësinë të pastrojë figurën e tij me dokumente të tjera, një kërkesë që bazohet në ligj.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi ta marrë në konsideratë kërkesën, duke shtyrë seancën për të. Ai ka argumentuar që nuk e ka njohur procesin dhe nuk pasur njohuri të mira ligjore.

Sako kërkoi më shumë kohë për shkak se në seancën e parë komisioni doli në përfundimin se kreu i Gardës kishte fshehur pasurinë, dhe madje kishte punësuar edhe mbesën e tij juriste. Po kështu, sipas komisionit, numri një i Gardës kishte kryer deklarim jo të saktë të pasurisë dhe ka mungesë të burimeve financiare.

Ndërkohë që sot ai u konfirmua në detyrë.

Top Channel