Protestë nga punonjësit e transportit publik në Vlorë për pagën e luftës

26/05/2020 13:23

50 punonjës të firmës të transportit publik kanë dal këtë të martë në protestë përpara prefekturës së qarkut të Vlorës, pasi ende nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Shoferët e autobusëve, por edhe faturinot e firmës private të transportit publik shprehen se kanë afro 3 muaj pa punë, dhe nga firma e transportit ku punonjës ju është thënë se e kanë bërë aplikimin për pagën e luftës por e kanë fajin institucionet vendore dhe qendrore për mos aprovimin e kësaj page.50 punonjësit kanë shkuar fillimit në drejtorinë e tatimeve në Vlorë të cilët shprehen se ju kanë thënë se nuk e përfitoni pagën e luftës pasi aktivitetin e tyre e kanë mbyllur në datën 12 mars pa dal ende urdhri nga qeveria e vendit për përfitimin e pagës së luftës.

Transporti publik urban në qytetin e Vlorës ka pësuar vitet e fundit ndryshime, fillimisht ka qenë në varësi të plot të bashkisë së Vlorës teksa më pas u privatizua.50 punonjës faturino si dhe shofer të autobusëve kanë dal këtë të martë në protestë përpara prefekturës së qarkut pas interesimit të tyre edhe në drejtorinë e tatimeve në Vlorë.Të pashpresë dhe afro 3 muaj pa punë që prej shpërthimit të pandemisë botërore situata e tyre financiare dita ditës po vështirësohet, teksa ndihen të paqartë se në dyert e kujt institucioni të drejtohen për të gjetur zgjidhje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel