“Aman sa turp, ma jep atë gjobën e të iki”/ Margaret e ‘Përputhen’ përplaset me policinë

26/05/2020 13:43

Sot në studion e ‘Shqipëria Live’ është diskutuar edhe një incident që Margaret një nga vajzat e Përputhen ka pasur me policinë pasi kishte parkuar makinën keq.

Margaret në videon e regjistruar shihet teksa diskuton me efektivët e policisë, ku i thotë:

“Aman sa turp, sa është gjoba,. Ma jep atë gjobë dhe të iki”, dëgjohet ajo t’i thotë policisë, ndërkohë që efektivi i thotë se duhet të paguajë 3000 mijë lekë te reja.

Margaret tha në studio se ajo ishte dakord ta paguante gjobën , por nuk i pëlqeu fakti se policia po e filmonte ngjarjen pa e ditur ajo, megjithëse në video asaj i është mbuluar fytyra.

“Kur je femër duhet të bindesh. Edhe unë kam bërë shkelje të tilla, unë e pranoj me gjobën dhe siç i them, vendose gjobën por mbylleni debatin. Por mendoj që fakti që policia mban një kamera dhe personi nuk e dinë, kjo bie ndesh me privatësinë e personit. Familjarët e kanë parë me vonesë videon, më thanë hajde mos u mërzit’”, tha Margareta.

Miku i Margaret, David, i cili ishte i përfshirë në konflikt, tregoi versionin e tij për ngjarjen.

“Nuk është se kishte shumë probleme. Unë fola shumë i kulturuar, por polici më ofendoi dhe më tha më qëndro larg. Unë e pyeta për emrin dhe më tha quhem Tarzani. Unë e pyesja nga je sepse ne kemi një problem, ne ngatërrojmë pozicionin e punës me raportin njerëzor, ai duhet të ketë një komunikim qytetar. Unë po bisedoja shumë sjellshëm. Është një vend që nuk lejohet për të ndaluar. Por në Shqipëri ndalimi i makinës në këtë mënyrë bëhet rëndomtë. Nëse do e dija që policia do të ishte duke regjistruar do të reagoja pak më qetë. Policët ishin të përgatitur për të ngritur këtë lloj kurthi”, tha Davidi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel