Ajo ka vetëm 11 javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin e quajtur Callum.

Jeta e saj ka ndryshuar tërësisht pasi u njoh me partnerin Steve Kazee i cili i propozoi për martesë gjatë festës ‘baby shower” që ajo mbajti pak kohë para se të lindte.

Së fundmi, ylli i “Step Up” ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet në pishinë së bashku me vajzën e saj. Aktorja dhe kërcimtarja 39-vjeçare dukej në formë të shkëlqyer trupore ndërkohë që shtatzënia duket se nuk i ka lënë asnjë shenjë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel