E mërkurë, 26 Shkurt 2020
11:28
Pyetje dhe përgjigje të shpeshta: Virusi dhe sëmundja nga COVID-19

PYETJE DHE PËRGJIGJE TË SHPESHTA
VIRUSI DHE SËMUNDJA NGA COVID-19

11:24
Çfarë është koronavirusi?

1. Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

11:24
Veseli: Kurti po manipulon qytetarët

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të marrë përgjegjësitë shtetërore dhe të mos manipulojë qytetarët.

11:21
Pritet përkeqësim i motit në Durrës/ Autoritet kërkojnë marrjen e masave

Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës kërkon marrjen e masave nga operatorët dhe ekuipazhet e anijeve për shmangien e incidenteve detare për shkak të përkeqësimit të motit.

11:16
“Nën një portokalle moj” ‘çmend’ Gjermaninë, videoja që po bëhet virale në rrjet

Në dasmat tradicionale shqiptare kënga “Nën një portokalle moj” është një ndër më të preferuarat.

11:15
Plagosje me thikë në një lokal të Vlorës/ Po debatonin për çështje pronash, autori largohet nga vendngjarja

Një sherr banal në një lokal në rrugën Transballkanike në Vlorë ka përfunduar me plagosje me thikë.

11:09
Hipokrizia fatale e një babai! Si Petrit Leka, një trafikant heroine vrau vajzën e tij për përdorim droge

Verën që lamë pas, një ngjarje e rëndë i tronditi të gjithë; Petrit Lekaj me origjinë nga Shkodra vrau me thikë vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare, në Adelaide të Australisë.

11:06
Deputetët kosovarë takojnë kongresistët amerikanë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci së bashku me deputetët Ariana Musliu-Shoshi dhe Driton Selmanaj kanë zhvilluar takime në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

11:05
Thaçi darkoi me Palmer: Biseduam për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pasur një darkë pune me të të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer.

11:04
Përzgjedhja e kreut të BKH/ Kandidatët e fundit kalojnë në testim

Sot kanë filluar intervistimet e kandidatëve që janë të interesuar për postin e kryetarit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

11:00
Grabisin një arkë në Prishtinë

Dy persona të panjohur e kanë grabitur një arkë në Prishtinë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

10:58
Vrasësi “koronavirus”! 12 të vdekur në Korenë e Jugut, 19 në Iran

Në një kohë kur Koreja e Jugut ka konfirmuar 115 raste të reja duke e çuar kështu në 1,261 numrin e të infektuarve, 12 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e prekjes nga koronavirusi.

10:48
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Australinë!

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet veriore të Australisë, ndërkohë lëkundje e forta janë ndier në të gjithë kontinentin, shkruajnë mediat e huaja.

10:36
Zjarr në një vilë 4-katëshe në Berat/ Jetonte një çift i moshuar, shkak bllokimi i oxhakut

Një zjarr ka rënë në një ndërtesë 4-katëshe në Berat. Banesa e shtetasit Nuri Hibro, që ndodhet prapa bashkisë së qytetit,në lagjen “10 Korriku” është përfshirë pak minuta më parë nga flakët.

10:29
“Meqë politika s’reagon, do t’u drejtohemi ambasadave”/ Greva e urisë në Ballsh, një prej naftëtarëve dërgohet në spital

Sot, në ditën e dhjetë të grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, këta të fundit rezufojnë shërbimin mjekësor.

10:19
Koronavirusi/ Shtohen masat në pikën doganore të Kapshticës

Në një kohë kur koronavirusi duket se po përfshin me shpejtësi mbarë globin, një shtim masash vihet re në Kapshticë.

10:15
“S’kisha mundësi reale për mbrojtje efektive”/ KPK i jep kohë deri në 3 mars gjyqtarit Bib Ndreca

Gjyqtari Bib Ndreca i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë para vettingut.

10:06
​Para katër vjetësh Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike më 26 shkurt të vitit 2016.

10:04
Zgjerohet harta e koronavirusit! Raportohet rasti i parë në Rumani dhe Brazil

Përmasat e shtrirjes së koronavirusit në mbarë globin sa vijnë e zgjerohen. Teksa Italia duket se është shndërruar në qendrën e përhapjes së virusit në Evropë (11 të vdekur dhe 326 të prekur), në Rumani është shënuar rasti i parë.

09:58
Vrasja në Rrëshen/ Familja Filopati hap dyert e mortit

Familjarët e Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç), që kanë mbetur të vrarë në derë të shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen, mbrëmjen e djeshme kanë hapur dyert e mortit.

09:47
Qeni largohet nga shtëpia dhe “deklaron veten të humbur në polici”

Një qen në Teksas vrapoi rreth 1.5 km larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi duke paralajmëruar policët për “humbjen e tij”.

09:45
Deportohen nga Spanja 26 shtetas shqiptar, arrestohet dhe një 50-vjeçar në kërkim ndërkombëtar

Në Rinas, nëpërmjet një fluturimi me charter u deportuan dhe u riatdhesuan nga Spanja 26 shtetas shqiptar, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe disa prej tyre kishin kërkuar dhe azil.

09:42
Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

Lufta për kryetarín e ri t të CDU kalon në një fazë vendimtare. Pas Norbert Röttgen-it, kanë njoftuar gjithashtu kandidaturën e tyre Armin Laschet-i dhe Friedrich Merz-i. Nga ekip të përbashkët kemi luftëtarë të vetmuar.

09:28
Vettingu/ Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme konfirmohet në detyrë

Nën sitën e vettingut ka kaluar edhe Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

09:22
Kërkoi t’i marrë përdhunisht tre vajzat, Fatmir Kolecaj vret me armë ish-gruan!

Esmeralda Filopati (33 vjeç), nënë e tre fëmijëve dhe vëllai i saj, Vladison Filopati u vranë mbrëmjen e djeshme në derë të shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen. Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj, i cili mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri, dyshohet si autori i ngjarjes makabre.

09:16
Nis takimi historik Lavrov-Rama/ Kryeministri: Detyra jonë është që të shkojmë para përmes dialogut

Ka nisur takimi Lavrov-Rama, një takim historik, në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE.

09:15
Italia, qendra e shpërndarjes së koronavirusit në Evropë

Disa shtete evropiane kanë konfirmuar rastet e para të prekura nga koronavirusi i ri, teksa shumica e tyre duket se janë të lidhura me përhapjen e virusit në Itali.

08:48
Fotot/ Pas pak takimi Lavrov-Rama në Moskë

Kryeministri vendit Edi Rama i cili ka mbërritur në Moskë të Rusisë prej ditës së djeshme, pritet të nisë nga momenti në moment takimin me shefin e diplomacisë ruse Lavrov.

08:40
U ekzekutuan vëlla e motër në Rrëshen/ Policia: 5 milion lekë për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e autorit

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku u vranë vëlla e motër në Rrëshen.

08:32
OFL aksion në Vlorë, bllokon 6 makina luksoze

Gjatë 48 orëve të fundit në kuadër të OFL policia e Vlorës ka bllokuar 6 makina në ambientet e komisariatit ku pritet verifikimi i dokumentacionit dhe personave të cilat i disponojnë nëse i justifikojnë apo jo.

08:24
Koronavirusi/ Italianët ua nxjerrin inatin kinezëve. I rrahin dhe i fyejnë publikisht

Agresioni, fyerje, tallje… Nuk është një kohë e lehtë për komunitetin kinez, duke luftuar me racizmin dhe psikozën koronavirus në Itali.

08:12
Në Vjenë diskutohet ruajtja e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Vendet anëtare të marrëveshjes bërthamore me Iranin do të takohen të mërkurën në Vjenë, për herë të parë prej kur Gjermania, Franca dhe Britania kanë nisur procedura që mund të rezultojnë me sanksione të Kombeve të Bashkuara ndaj Teheranit.

08:11
Top Story/ Suplementet që përdoren për muskujt në palestër, zgjojnë qelizat kancerogjene te përdoruesit

Përdorim të gjerë suplementet kanë edhe te njerëzit që merren me palestër.

08:05
U vranë vlla e motër në Rrëshen, reagon Dom Gjergj Meta: Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri

Prifti Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmë Rrëshenin. Sipas prifit Gjergj Meta një tis(shtresë e hollë) gri ka rënë sot në Rrëshen.

07:52
Rikthehen reshjet, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje.

07:26
Koronavirusi/ 370 të prekur dhe 12 viktima në Itali/ Conte: S’ka kohë për polemika, të veprojmë së bashku

Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 370.

07:00
Vitrina e Librit/ Leonardo Da Vinci, një libër sa një bibliotekë

Autori i bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese na sjell në jetë Leonardo da Vincin. Duke marrë prej mijra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardos, bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t’i përmirësojmë te vetja jonë, si p.sh., kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm dhe një imagjinatë kaq lozonjare saqë flirtonte me fantazinë.

06:55
Tretja e mirë apo e keqe/ Si ndikon në peshën tuaj dhe çfarë duhet të bëni

Njerëzit që janë të dobët dhe elegantë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Paraqitjen e tyre të jashtme zakonisht ia atribuojnë metabolizmit, pra tretjes, por kjo sipas ekspertëve nuk është e vërtetë. Sipas tyre, njerëzit që janë të dobët nuk kanë një metabolizëm më të shpejtë se ata mbipeshë. Përkundrazi, sa më trupmadh të jetë njeriu aq më shumë kalori do të djegë ai.

06:39
Si të kuroni infeksionet në mishrat e dhëmbëve/ Metoda natyrale në shtëpi

Mishrat e dhëmbëve janë pjesa më delikate e gojës ndaj dhe kujdesi për to është një proçes i vështirë. Të ndjeshme ndaj temperaturave dhe infeksionit mund të kthehen në një shqetësim të vazhdueshëm. Të ushqyerit bëhet i vështirë dhe gjithçka bëhet problematike. Keni mishra të gjakosur apo shumë të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm?

06:24
Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.

06:09
Forcat e Assadit sulm në shkolla në Idlib, 4 të vdekur

Si pasojë e sulmit të forcave të regjimit të Bashar al-Assadit në vendbanimet në qendër të qytetit Idlib katër shkolla janë shënjestruar me bomba, ndërsa kanë humbur jetën gjithsej katër persona.

05:56
Thirrje për të vepruar/ Të drejtat e njeriut në rrezik

Në Gjenevë nisi të hënën sesioni i 43-të i Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Kryesuesit e OKB bënë thirrje për të vepruar për të mbrojtur të drejtat e njeriut që ndodhen në rrezik.

05:35
Netanyahu i vendosur të vazhdojë ndërtimet në Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se do të vazhdojë me planin për të ndërtuar rreth 3.500 shtëpi për kolonët hebrenj në një nga zonat më të ndjeshme të Bregut Perëndimor. Plani ka hasur në vazhdimësi në kritika ndërkombëtare.

05:18
Zëvëndësministri i Shëndetësisë në Iran infektohet me koronavirusin e ri

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit është infektuar me koronavirusin e ri. Zëvëndësministri, Iraj Harirchi, tha në një video se do të izolohet dhe do të fillojë mjekimin. Një ligjvënës iranian, Mahmud Sadeghi, gjithashtu rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

04:48
Turqi, arrestohen 55 trafikantë, 104 në kërkim

Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar së paku 55 trafikantë të dyshuar të qenieve njerëzore gjatë operacioneve në provincën e Egjeut, Izmir të Turqisë.

04:17
Aeroporti i Dubait pezullon fluturimet me Iranin

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka anuluar të gjitha fluturimet në Iran dhe nga Irani, përpos fluturimeve në kryeqytetin Teheran, shkaku i frikës nga përhapja e koronavirusit (Covid-19). Autoritetet e aeroportit në një deklaratë thanë se fluturimet janë anuluar deri në njoftimin e mëtejmë.

03:46
Trazira në Indi gjatë vizitës së presidentit Trump

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në Nju Delhi gjatë përleshjeve për një ligj të ri mbi shtetësinë indiane. Trazirat ndodhën gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentit amerikan. Donald Trump, në këtë vend. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetit indian, gjatë dekadave të fundit.

03:25
Ndikimi i koronavirusit në ekonominë globale

Përhapja në rritje e koronavirusit ka tronditur tregjet e aksioneve. Autoritetet në Kinë dhe vendet e tjera të prekura rëndë nga virusi kanë vendosur bllokada që kanë paralizuar prodhimin dhe kanë ndërprerë turizmin apo sektorë të tjerë të rëndësishëm. Zëri i Amerikës shqyrton rreziqet për ekonominë globale nëse koronavirusi bëhet një pandemi, pasi disa ekspertë të shëndetit druhen se një skenar i tillë mund të bëhet realitet.

02:58
Shtatë kandidatë demokratë debatojnë në Karolinën e Jugut

Shtatë kandidatë për emërimin e Partisë Demokrate në garën presidenciale amerikane ngjiten në podiumin e debatit të martën mbrëma në shtetin jugor të Karolinës së Jugut.

02:32
Ish-shefi i Ushtrisë së Pakistanit fajëson CIA-n për vdekjen e Ziaulhaq

Duke mohuar përfshirjen e tyre në vrasjen e ish-sunduesit ushtarak të Pakistanit, Gjeneralit Muhamamd Ziaulhaq, dy ish gjeneralë të ushtrisë së Pakistanit kanë dalë me përfundime të ndryshme për arsyet e rrëzimit të avionit. Në një intervistë ekskluzive për AA, Muhamed Ijazulhak, ish-ministri pakistanez dhe djali i Ziaulhaq kishin fajësuar ish-shefin e ushtrisë, gjeneralin Mirza Aslam Beg, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin Mahmood Ali Durrani për komplotin lidhur me rrëzimin e aeroplanit C-130 më 17 gusht 1988.

02:08
Lufta në Siri/ Falë Turqisë, rebelet marrin qytetin

Rebelët sirianë të mbështetur nga ushtria turke kanë rimarrë nën kontroll qytetin e Nairab në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, duke zbrapsur aty forcat e regjimit sirian, që gëzojnë përkrahjen e Moskës. Trupat e Assadit po përpiqen ta vënë në kontroll rajonin e fundit të konsideruar fortesë e kryengritësve pas nëntë vitesh konflikt.

01:35
Erdoğan: Karabaku është një çështje që i intereson Turqisë aq sa edhe Azerbajxhanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se çështja e Karabakut është një çështje që i intereson Turqisë aq sa edhe Azerbajxhanit. Erdoğan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tij me homologun azerbajxhanas, Ilham Aliyev.

01:03
Vietnam, 16 të infektuarit me koronavirus u shëruan

Edhe pse koronavirusi po ngjall panik nëpër botë, e deri tani ka marrë 2.600 jetë njerëzish, duke u përhapur frikshëm sidomos mes vendeve më pranë Kinës, në Vietnam jo vetëm nuk ka asnjë viktimë prej tij, por të gjithë personat e prekur janë shëruar!

00:28
Olympiacosi me një shqiptar në Londër, për përmbysjen e madhe!

Olympiacosi do të udhëtojë drejt Londrës ku të enjten do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit në raundin e 1/16 të Europa League. Skuadra greke do të ketë një forcë më shumë në këtë sfidë ku e pret një mision shumë i vështirë.

E martë, 25 Shkurt 2020
23:38
Bayerni prek çerekfinalet, Napoli dhe Barça ndahen në paqe!

Bayern Munich mund të konsiderohet pa frikë si skuadra e parë çerekfinaliste e Champions League. Bavarezët “dërrmuan” Chelsean brenda në Stamford Bridge duke triumfuar me shifrat 0-3 në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave.

22:59
Sulmi në Gjermani, numri i të plagosurve shkon në 52

Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia.

22:56
Domingo kërkon ndjesë pas akuzave për ngacmime seksuale

Placido Domingo ka kërkuar ndjesë për dhimbjen e shkaktuar disa femrave që e kanë akuzuar atë për ngacmim seksual.

22:46
Neonazistët, rrezik edhe për Australianë e largët

Neonazistët po kthehen në një rrezik edhe në Australianë e largët.

22:27
Banka e farave, 1 milion varietete nën akull

Banka globale e farërave në Arktik, ka arritur rekordin e 1 milion varieteteve të magazinuara nën akullin e saj.

22:14
Sa u shpall vendimi i gjyqit, regjisori heq mbajtësen që e ndihmonte për të ecur!

Harvey Weinstein ishte shfaqur në seancat e fundit gjyqësore i ndihmuar nga një mbajtëse, në të cilën mbështetej për të ecur.

22:11
E kërkon Gjykata Speciale, ish-luftëtari i UÇK-së: S’shkoj, të dënojnë një herë kriminelët që më vranë të afërmit!

Faik Zogaj është ish-luftëtari i radhës i UÇK-së, i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë.

22:08
Lufta kundër virusit, Kina lëshon robotët!

Firmat kineze të robotikës janë përfshirë në përpjekjet për t’i gjetur një zgjidhje krizës së koronavirusit që ka përfshirë vendin e ka mbjellë frikë në mbarë botën.

21:59
Trump: Nëse nuk fitoj përsëri zgjedhjet, aksionet do të bien shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se tregu i aksioneve në vendin që ai e udhëheq do të shënojë rënie të madhe, nëse ai humb zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

21:57
Top Story/ Suplementet që blihen nga interneti, janë të rrezikshme për shëndetin

Referuar tregtimit të suplementeve një rrezik akoma edhe më i madh u kanoset përdoruesve të tyre, nëse i blejnë nga interneti.

21:57
Mirditë/ Ish-bashkëshorti vret 33-vjeçaren dhe vëllanë e saj pas prishjes së martesës (Emrat)

Top Channel mëson detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mirditë ku u vranë vëlla e motër në derë të shtëpisë. Autori i kësaj ngjarje është Fatmir Koleci i cili është ish-bashkëshorti i vajzës së ndjerë, ndërsa sapo ishte kthyer në Shqipëri.

21:55
Top Story/ Abuzimi i mjekëve, mbushin recetën me suplemente dhe nuk ua shpjegojnë pacientëve

Ne do të shohim një recetë mjekësore, ku pjesën më të madhe e zënë suplementet dhe shumë pak medikamentet. Top Story ka siguruar disa nga recetat mjekësore.

21:40
Pentagoni ndërton raketën bërthamore hapësinore për të mundur Kinën drejt Hënës së re

Pentagoni raportohet se ka urdhëruar qendrën e tij sekrete të kërkimit të ndërtojë një motor bërthamor të hapësirës për të shkurtuar kohët e fluturimit drejt Hënës, Marsit dhe më tej, para se Kina të arrijë aty e para.

21:38
Ngjarja e rëndë në Mirditë, reagon policia: Vëlla e motër i vrau ish-bashkëshorti i viktimës

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Mirditë mbrëmjen e sotme ku vëlla e motër mbetën të vrarë në derë të shtëpisë.

21:32
Top Story/ Krahasimi i çmimeve, i njëjti suplement në Shqipëri shitet dyfish më shumë se në Angli

Top Story ka realizuar një investigim për disa nga suplementet që tregtohen në vendin tonë, për të parë diferencën në çmim me ato që tregtohen në vendet e Bashkimit Europian.

21:31
Detajet/ Vëlla e motër në Mirditë u vranë në derë të shtëpisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Edison Filopatiti dhe motrës së tij mbrëmjen e sotme në Mirditë. ata janë ekzekutuar në derë të banesës së tyre në zonën e quajtur Kodër Rrëshen.

21:30
Top Story/ Absurdi, suplementet shiten në farmaci, por kontrollohen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Top Story ka siguruar një dokument ku adresohen problematika të tregut farmaceutik.

21:29
Top Story/ Suplementet në Shqipëri vijnë nga Turqia, Bullgaria, India dhe Serbia

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Top Story në Shqipëri hyjnë më shumë se 920 lloje suplementesh nga vende të ndryshme.

21:26
Top Story/ Mashtrimi me suplementet, konsumimi i tyre nuk sjell asnjë përmirësim për shëndetin

Industria e suplementeve siguron të ardhura marramendëse duke shitur produktet që nuk janë faktuar shkencërisht, e që japin rezultatet për të cilat premtohen.

21:25
Emri/ Ky është personi i vrarë në Mirditë, viktimë edhe motra e tij

Mirditë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Kodër Rrëshen ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të vrarë vëlla e motër.

21:16
Subvencionet/ Fermerët “maratonomakë”, parimi “Kush vjen i pari, renditet i pari” e lë blegtorin pa para

Prej kohësh fermerët shqiptarë kërkojnë ndryshimin e skemës së subvencioneve, pasi ajo që është aplikuar në 2019 dhe me ndryshimet që janë bërë në vitin 2020 po i çon ata drejt falimentimit.

21:13
Rusia do ndërtojë dy luftanije helikopterësh në Krime

Ministria ruse e mbrojtjes tha sot se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e dy luftanijeve amfibe.

21:03
Metallica anulon show-n, droga “rrëzon” vokalistin

Metallica anuloi pjesëmarrjen në dy festivale të rëndësishme muzikore, të planifikuara në fund të këtij viti e shkaku është gjendja e rënduar e vokalistit, James Hetfield.

20:58
Koronavirusi/ Në Vietnam asnjë viktimë, të gjithë të prekurit janë shëruar!

Edhe pse koronavirusi po ngjall panik nëpër botë duke u përhapur frikshëm, sidomos mes vendeve më pranë Kinës, në Vietnam jo vetëm nuk ka asnjë viktimë prej tij, por të gjithë personat e prekur janë shëruar!

20:58
Mirditë/ Ish-bashkëshorti vret 33-vjeçaren dhe vëllanë e saj pas prishjes së martesës (Emrat)

Mirditë- Vëlla e motër kanë mbetur të vrarë në derë të shtëpisë së tyre në Kodër rrëshen mbrëmjen e kësaj të marte. Viktimat janë Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç).

20:40
Pas 25 vitesh, Edi Rama i pari kryeministër që viziton Moskën

Në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, i dërguari ynë në Moskë, Muhamed Veliu raportoi live nga Sheshi i Kuq për vizitën e kryeministrit Edi Rama.

20:38
Koronavirusi/ Testohen 13 raste në Shqipëri, vjen reagimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

20:28
Tiranë/ Erdhi me probleme të rënda në rrugët e frymëmarrjes, ndërron jetë në QSUT 45-vjeçari

TIRANË- Ka ndërruar jetë 45-vjeçari nga Skrapari i cili u soll ditën e sotme në Tiranë për shkak të problemeve të rënda me rrugët e frymëmarrjes.

20:27
Qeth gruan që mos e braktisë/ Përfundon në burg bashkëshorti dhunues

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë këtu në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte dhe kështu mos ta braktiste.

20:20
Tri raste të dyshuara në Kosovë/ Dy ishin kthyer nga Italia, ndërsa tjetri nuk është shtetas kosovar

Rritja e rasteve të personave të prekur koronavirusi në Itali, Serbi e Kroaci i ka shtuar mundësitë që ky virus të arrijë edhe në Kosovë.

20:04
Derbi me 250 forca sigurie private! Këngëtari Majk spektakël në pushim të ndeshjes

“Air Albania” këtë të premte do të presë derbin e kryeqytetit mes Tiranës e Partizanit, ku veç 90 minutëshit, interes ka për shumë faktorë të tjerë që rrethojnë këtë ndeshje.

20:03
U dyshuan si të prekur nga koronavirusi, dalin përgjigjet e analizave për tre personat në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se pas testeve të kryera ndaj tre qytetarëve të dyshuar me koronavirus, rezultatet kanë dal negative.

19:58
Mbrojtje ndaj koronavirusit/ Si të krijosh vetë maska dhe dezinfektues

Kryesorja për të parandaluar infektimet nga epidemitë është kujdesi ndaj higjienës personale. Ndaj, mos përtoni të lani duart sa më shpesh të jetë e mundur.

19:54
Rama nga Moska për Top Channel: Ja çfarë do të bisedoj me Lavrov

Kryeministri vendit Edi Rama në një intervistë ekskluzive për të dërguarin e Top Channel në Moskë Muhamed Veliu, është shprehur se si kreu i OSBE për këtë vit, do të punojë drejt zgjidhjes së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

19:49
SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

19:41
Në SHBA testohet vaksina! Rezultatet do të shihen vetëm në muajin gusht

Mundësia e krijimit të një vaksine kundër koronavirusit është sot më pranë se kurrë: një kompani bioteknologjie në SHBA, Moderna, njoftoi se ka realizuar një vaksinë eksperimentale, kampionet e para të të cilës ia ka dërguar Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit për testim te njerëzit.

19:36
Real Madrid nuk heqë dorë nga Haaland

Real Madrid po monitoron nga afër situatën e Erling Haaland tek Borussia Dortmund.

19:30
Sot audicione të tjera të dyta në “Take Me Out Albania”, jeni ende në kohë të bëheni pjesë!

Sot në studiot e Top Channel në Kashar u zhvilluan audicione të tjera të dyta të “Take Me Out Albania”, vetëm për djemtë.

19:27
Itali, koronavirusi nuk ndalet! Shkon në 11 numri i viktimave

11 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 322 rezultojnë të prekur; ky është bilanci aktual në Itali nga koronavirusi.

19:17
Top Talk: A është frikë të shkarkosh Ilir Metën? Ja si përgjigjet deputeti socialist

A është frikë të shkarkosh Ilir Metën (për pasojat që mund të ndodhin)?- u pyet sekretari i grupit parlamentar të PS-së, Ervin Bushati, ditën e sotme në “Top Talk”.

19:06
Bulizmi, 15 vjeçari vret veten pas ngacmimeve të vazhdueshme në shkollë

Një djalë adoleshent, viktimë e bulizmit ‘gjithë jetën e tij’ ka vrarë veten në Britani pasi ndjente se nuk mund t’i shpëtonte ngacmimeve.

19:00
Top Talk: Ervin Bushati zhbën skenarin e Metës, negociatorët e PD-së në tryezë me ne

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ishte sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

18:54
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë akordon fondin 1 milion dollarë për shtimin e mjeteve mbrojtëse

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

18:37
Pezullohet doktori për heqjen e vaginës së transseksualit pa ‘miratimin e qartë’

Dy doktorë janë pezulluar për heqjen e vaginës së një ‘burri’ transseksual pa dhënë miratimin e tij. Personi ishte në periudhën e ‘tranzicionit’ nga grua në burrë dhe nisi të qajë me të madhe pas operacionit pa kthim prapa, u tha në gjykatë.

18:34
Koronavirusi/ Rritet bilanci në Itali! 10 persona humbin jetën, 322 të infektuar

10 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 322 rezultojnë të prekur; ky është bilanci aktual në Itali nga koronavirusi.

18:09
Të pastrehët po shtypen për vdekje pasi futen në kazanët e plehrave për të fjetur

Shoferi britanik i mbledhjes së mbeturinave Tev Allen tregon tmerrin kur teksa drejtonte kamionin e tij në Warwickshire një natë dëgjoi dikë që lëvizte brenda shtypëses së plehrave nga prapa makinës.