Në hapat e Trump/ Udhëheqësi i El Salvador thotë se ai merr ilaçin e këshilluar nga presidenti amerikan

27/05/2020 08:54

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele tha të martën se ai merr hidroksiklorokinë, një ilaç antimalarie që Presidenti i SHBA Donald Trump ka promovuar si një mënyrë për të shmangur koronavirusin e ri , megjithëse ekspertët kanë paralajmëruar për sigurinë e tij.

Ai u tha gazetarëve se El Salvador nuk po e promovonte atë më si trajtim, pas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetit, megjithëse
pacientët do të ishin në gjendje ta marrin atë si një masë parandaluese nëse dëshirojnë.

“Unë e përdor atë si një profilaksi, Presidenti Trump e përdor atë si një profilaksi, shumica e liderëve të botës e përdorin atë si një profilaksi,” tha Bukele.

Top Channel