Autorja e librave Harry Potter, JK Rowling, ka befasuar fansat e saj kur ka njoftuar se do të publikojë një libër të ri për fëmijë në faqen e saj online. The Ickabog ka treguar se është përrallë, njëherësh libri i parë i saj për fëmijë që nuk lidhet me Harry Potterin.

Ajo ka thënë se e ka shkruar atë libër më shumë se një dekadë për parë për fëmijët e saj, mirëpo ka vendosur ta publikojë atë në kohën e pandemisë me koronavirus. Është për “fëmijët në izolim, apo për ata që janë kthyer në shkollë, në këto kohë të çuditshme, të paqarta”, ka thënë ajo.

Kapitujt e librit do të publikohen në baza ditore në faqen e saj online. Më herët ajo kishte deklaruar se bëhej fjalë për një përrallë politike. Kapitujt e The Ickabog janë do të publikohen çdo ditë deri më 10 korrik në faqen e internetit The Ickabog. Dy kapitujt e parë, që dolën online të martën, prezantonin mbretin Fred të Patremburin, sundimtar i Kornukopias dhe pesë vjeçarin Bert Beamish.

Lexuesit po ashtu mësuan për mitin e një monstre të tmerrshme, të quajtur The Ickabog, që thuhet se hante fëmijët dhe delet. Autorja tha se kishte patur ndër mend ta publikonte historinë pas daljes së novelës së fundit të Harry Poterit në 2007.

Por kishte vendosur të bënte pak pushim dhe dorëshkrimi ish lënë në një sirtar.

Top Channel