I riu shqiptar shkon në finalen e kuzhinës në Francë/ Pjata me bazë shqiptare “i zbardhi faqen”

26/05/2020 19:33

I riu shqiptar, Armand Hasanpapaj, është një nga kuzhinierët më premtues në Francë. Si provë për këtë është fakti që u rendit i katërti në finalen e “Objectif Top Chef”, e cila u transmetua deri në janarin e këtij viti. I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armando rrëfeu të gjithë përjetimet e tij gjatë këtij konkursi. Ndër pjatat që shefat në Francë e kanë pëlqyer më së shumti dhe e kanë vlerësuar me pikë maksimale, është një pjatë me bazë mishi dhe byreku, e përafruar me gatimet tradicionale shqiptare. Megjithatë objektivi i madh për Armandon, është të mësojë të bëj bakllavanë, të cilën mamaja e tij pastiçeri, e bën shumë të mirë.

“Ishte një konkurs i vështirë, thjesht të isha në vendin e katërt nga 180 kandidatë, është një arritje dhe fitore për mua. Kanë veçuar tek unë siç jam integruar për pak kohë dhe përkushtimin. Kam marrë komente shumë të mira nga shefat. Mendoj që kur e ke mendjen e fortë dhe thua se do t’ia dal, arrin shumë. Mendoj që çdo gjë është tek truri.

Një orë kishe shefat, gazetarëve duhet t’ju përgjigjeshe, presioni ishte shumë i madh. (Pjata që u pëlqye më së shumti nga shefat)Pjata e parë sigurisht, për të hyrë në këtë konkurs të japin një pjatë që duhet të bësh. Unë bëra mish viçi dhe byrek me domate, e përgatitur me djathë dhie, mora pesë yje. (Pjata ku pak a shumë dështove) Duhej që për një orë të bënim një pjatë me bazë veze 100%, nuk më inspiroi shumë, bëra maksimumin dhe me atë u eliminova. Duhet të bëje disa përgatitje  vetëm me vezë. Bakllavaja është shumë e vështirë, sepse kuzhina shqiptare ka shumë teknika. Teknika e kuzhinës shqiptare është shumë e veçantë. Unë kam më shumë atë me duar, sepse aty është bukuria, mamaja ime pastiçeri e bën shumë të mirë”, tha Armando.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel