‘Një bishë teknologjike’/ Publikohen fotot e para jozyrtare të Samsung Galaxy Note 20 Plus

26/05/2020 18:50

Janë publikuar fotot e para të ‘bishës’ teknologjike të Samsung Note 20 Plus.

Sipas “Pigtou”, ndryshimi më i madh është se Samsung Galaxy Note 20 Plus do të ketë një modul më të madh kamere në pjesën e tij të pasme në krahasim me Samsung Galaxy Note 10 Plus.

Ashtui siç shihet në fotot e publikuara model i ri i Note 20 Plus i ngjan sistemit të kamerave të Samsung Galaxy S20 Ultra.

Ky modul Gjithashtu, Note 20 Plus do të jetë pak më i madh sesa Note 10 Plus, por më i hollë (165mm i gjatë, 77,2mm i gjerë dhe 7,6mm i trashë).

Sipas “The Verge”, Samsung do ta prezantojë pajisjen e re në muajin gusht, në një event “online” për shkak të pandemisë koronavirus.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel