“Ishte e frikshme”/ Modelja seksi zbulon frikën që ka përjetuar gjatë karantinës

26/05/2020 19:20

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte modelja Adela Cani. Gjatë fjalës së saj, bukuroshja brune zbuloi se gjatë periudhës së karantinës, u “pushtua” nga paniku dhe frika. Madje nga stresi i tepërt i akumuluar, ka humbur dhe katër kilogramë. Po ashtu zbuloi se gjatë kësaj kohe ka kursyer para dhe ka mësuar nga mamaja sesi të gatuaj.

“Në fakt unë isha shumë pesimiste dhe thoja si nuk dalim shumë. E kam përjetuar shumë keq këtë kohë, të mbyllësh brenda dhe të mos dish çfarë do të ndodh më tej, është shumë e frikshme. Duke fjetur gjumë gjatë ditës dhe netët pa gjumë, kështu e kam kaluar karantinën. Kam filluar të adaptohem pak, mendova pse jo të bëhem një make-up artist dhe e aplikova këtë gjë tek vetja. Kam rënë katër kilogramë prej stresit. Kam kursyer para, nuk mendon që të porosisësh sepse ke mamanë që të gatuante dhe më mësoi të gatuaja edhe unë”, tha modelja.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel