Pamjet/ Prifti bën lutjen e çuditshme për të ndalur koronavirusin, varroset dhe ndez flakën rreth vetes

26/05/2020 19:47

Një prift në Indi ka marrë një qasje jo ortodokse për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Srinivasa Siddhar nga shteti jugor i Tamil Nadu u varros deri në qafë në baltë dhe e rrethoi veten me zjarr me shpresën se do të ndalte krizën globale shëndetësore të Covid-19.

Prifti qëndroi aty për tetë orë. Ngjarja u filmua në tempullin Pratyangra Devi në Thoothukudi.

Ky ritual i njohur si ‘Dawa Puja’, u zhvillua në 22 maj ndërsa pamjet janë publikuar nga Daily Mail.

‘Puja’ është një adhurim ose një ritual i kryer nga Hindisët dhe Budistët për të ofruar homazhe dhe lutje për një ose më shumë hyjni ose për të festuar shpirtërisht një ngjarje.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel