Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thënë në studion e emisionit “Top Talk” se është “partizan” për ndryshimin e sistemit Zgjedhor, por sipas tij tashmë është shumë vonë.

Ai ka dhënë një opsion që e mbështet duke thënë se sipas tij i duhur është sistemi proporcional i thjeshtë. Sipas tij kjo do të çonte në dobësimin e një qeverie por në forcimin e demokracisë në vend.

“Unë jam përkrahës i proporcionalit të thjeshtë kombëtar. Pa asnjë komplikacion do të çonte në mënyrë të natyrshme në një qeveri më të dobët por do të jepte më shumë demokraci. Populli shqiptarë do të votonte më shpesh. ulen fenomenet negative. Ka shumë mes nesh që thonë qeveria e fortë por kjo do të thotë dhunë. Qeveritë e forta mbarojnë me gropa të zeza. Vetëm ngjyrë shkatërrimi. Zgjedhjet e shpeshta nuk të lënë kohë për të bëra manovra. Dhe do shkosh në zgjedhje kur të bien numrat. Opozita braktisi parlamentin por këto duhet ta bënte populli shqiptar.”

Top Channel