“Hej… Largohu!”/ 10-vjeçarja “shporr” hajdutin që tentoi t’i grabisë shtëpinë – Video

25/05/2020 21:36

Kamerat e sigurisë në një shtëpi në SHBA, fiksuan momentin, kur një 10-vjeçare i kundërvihet duke ulëritur, një burri që po tentonte të grabiste shtëpinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni. 10-vjeçarja Lola Pendly, ishte ulur në ndenjësen e parë të makinës dhe po dëgjonte muzikë. Një burrë, afrohet me kujdes pranë pronës së tyre dhe tenton të hyjë për tek dera kryesore.

Në këtë moment reagon Lola dhe i ulëret grabitësit me sa fuqi kishte: “Hej! Largohu! Dil nga këtu!”, dëgjohet duke thënë vogëlushja. Fatmirësisht grabitësi iku duar bosh këtë herë, ndërsa policia ka nisur një hetim për rastin, shkruan Metro.

Top Channel