Arrestohet i riu që filmoi veten duke dhunuar barbarisht pacientin 75-vjeçar në azil

25/05/2020 20:12

Një 20-vjeçar është arrestuar në SHBA pasi kishte filmuar veten duke rrahur brutalisht një pacient të shtëpisë së të moshuarve.

Jaden Hayden është akuzuar me sulm dhe dhunë trupore, si dhe vjedhje të kartave të kreditit, njoftoi policia.

Arrestimi i Hayden erdhi pasi pamjet e ti teksa rrihte brutalisht Norman Bledsoe në shtëpinë e të moshuarve Westëwood në Detroit, u shfaqën në mediat sociale.

Hayden gjithashtu po qëndronte në ambjentet e azilit për arsye rehabilitimi, por nuk ishte rezident i përhershëm.

Në pamje ai shihej që godiste vazhdimisht me grushte Bledsoe, teksa gjatë sulmit i thoshte “Zhduku nga krevati im”. Bledsoe më pas u dërgua në spital ndërsa Hayden i tha stafit se i moshuari kishte rënë nga krevati, por më pas postoi pamjet në rrjetet sociale të cilat shkaktuan zemërim të gjerë në publik.

Një reagim për to erdhi dhe nga presidenti Donald Trump. “A mund të besohet kjo? Ku është ky institucion, si është gjendja e viktimës”, komentoi Trump duke reaguar ndaj videos.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel