I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Loriku rrëfeu se si po e kalon këtë periudhë të izolimit në shtëpi. Ndonëse ky vit është konsideruar për shumë persona si i “mbrapshtë” për shkak të koronavirusit, për Lorikun ka qenë një vit i mrekullueshëm. Kjo sepse në këtë vit erdhi në jetë vajza e tij Enkeleida, por po ashtu ka pasur kohë të mjaftueshme për të kaluar me familjen.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë që ka vuajtur shumë këtë muaj, për shumë çështje, që kanë të bëjnë me vështirësitë ekonomike. Por të jesh 24 orë në 24 me familjen, fëmijët, është gjëja më e bukur. Për mua 2020 ka qenë e mrekullueshme deri më tani. Lindja e fëmijëve bëhet një moment i bukur për një prind dhe lindja e Enkeleidës ashtu ka qenë për mua”, u shpreh Cana.

Top Channel