“Dëgjoi fjalët e fundit”; Papagalli dëshmitar kyç në gjyqin e vrasje-përdhunimit

25/05/2020 19:40

Një papagall shtëpie që besohet se ka dëgjuar fjalët e fundit të së zonjës së tij që u vra, po mbahet si një dëshmitar kyç në një gjyq të profilit të lartë në Argjentinë.

46 vjeçarja Elizabeth Toledo, gjeti vdekjen në shtëpinë e saj në San Fernando në lindje të Buenos Aires në dhjetor 2018.

Por një polic që po ruante skenën e krimit në fund të vitit të shkuar dëgjoi papagallin që tha: “Mos të lutem, më lër të qetë.”

Tashmë policia beson se papagalli po përsërit fjalët e fundit të zonjës së tij, e cila besohet se është rrahur dhe përdhunuar nga dy burra të banesës.

Mediat raportonin gjithashtu një fqinj të viktimës që kishte dëgjuar zogun të thoshte “përse më rreh” kur një nga të dyshuarit ishte larguar nga shtëpia, para se të arrestohej.

Krye-prokurorja Bibiana Santella e ka përfshirë “dëshminë” e papagallit në dosjen e çështjes.

Autopsia e viktimës tregonte se ajo ishte rrahur, përdhunuar dhe mbytur për vdekje.

Toledo kishte marrë me qera një dhomë në një apartament ku banonin tre burra, dy prej të cilëve janë arrestuar si të dyshuar për vrasje.

Miguel Saturnino Rolon dhe Jorge Raul Alvarez, përballen me akuza vrasjeje dhe abuzim seksual. Data e gjyqit ende nuk është caktuar.

FOTO GALERI
1/4
46 vjeçarja Elizabeth Toledo, gjeti vdekjen në shtëpinë e saj në San Fernando në lindje të Buenos Aires

Top Channel