Prostitucioni, profesioni më i lashtë/ A do t’i mbijetojë distancimit…

25/05/2020 22:37

“Jo puthje. Kërkojini klientëve të lajnë duart para se t’ju prekin. Mbani një maskë mbrojtëse. Evitoni pozicionet ballë për ballë. Nëse mundeni, vishni një kostum infermiereje dhe nxirrni një termometër. Nëse temperatura e klientit është normale, vazhdoni lojën. Nëse ka temperaturë, ndërprisni gjithçka”.

Këto janë këshilla reale që autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po ndajnë në erën e koronavirusit, me shpresën se do të mbrojnë punonjësit e atij që konsiderohet si profesioni më i vjetër në botë. Organizata që mbrojnë punonjësit e kësaj industrie, do të donin që të shikonin fundin e të ashtuquajturit shërbim i plotë, por UNAIDS ka paralajmëruar muajin e shkuar, se shumë punonjës seksi po detyrohen të bëjnë një zgjedhje mes sigurisë dhe ushqimit që do të vënë mbi tavolinë. Një aksiomë e vjetër e ekonomiksit, pretendon se investimet në vese dhe mëkate, si psh në kumar, alkool, drogë apo seks, shkojnë mirë edhe në kohë krizash, sepse njerëzit u kthehen atyre si do që të jenë.

Por, disa vese, mendohet se shkojnë edhe kundra rrymës, rriten kur ekonomia pëson goditje. Është apo jo e vërtetë kjo, nuk mund të saktësohet por organizatat e ndihmave, punonjësit e industrisë së seksit dhe avokatët që punojnë me ta, thonë se pandemia ka qenë shkatërrimtare. “Prostitucioni supozohet se është jo elastik dhe jo i prekshëm nga recesioni. Por, nuk ka patur asnjëherë më parë një recesion ku kontakti personal me njerëz ka qenë i rrezikshëm më parë”.

Urdhrat e izolimit mund të duken të paqëndrueshëm për shumë biznese të ndaluara, si prostitucioni, por një numër i madh prej këtyre punonjësve, në SHBA, thonë se kanë ndaluar punën për shkak të frikës nga koronavirusi. Edhe kërkesa nga klientët ka rënë ndërkohë që papunësia në vend arrin nivelet e depresionit të madh dhe amerikanët kanë gjithnjë e më pak për të shpenzuar për shërbime të këtij lloji.

Top Channel