Presidentit publikon ‘sms’ e diplomatit të huaj, ‘shpërthen Andi Bushati: Nuk po na rr*het për Ilir Metën…

25/05/2020 23:52

Teksa presidenti Ilir Meta publikoi mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA në lidhje me Reformën në Drejtësi, në studion e Open në Top Channel ka pasur debate mes analistëve.

Në një moment analisti Andi Bushati ka ‘shpërthyer’ duke thënë se ky publikim është një e mirë për publikun pasi sipas tij për presidentin nuk i intereson.

“Kjo është lajm i mirë për gazetarinë por jo për atë që e ka publikuar”- tha Baton Haxhiu.

Në këtë moment ka ndërhyrë Bushati duke thënë se interesi është i madh për publikun. “Për publikun…Nuk do i qajmë hallin Ilir Metës së nuk po na rruhet për të”- tha Bushati.

Top Channel