“Hynë fshehurazi në pajisjet e bashkëpunëtorëve të mi”/ Ariana Grande padit hakerët për publikimin e muzikës dhe materialeve të papublikuara 28/07 20:34
Ka dy fëmijë, por që të ketë një të tretë, Lorik Cana ka një kusht për gruan, i treti duhet të jetë me domosdo djalë.
Kështu u shpreh Loriku në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Megjithatë sqaroi se kur ke një djalë dhe një vajzë (të cilët ai i ka), ndihesh i plotësuar.
“Dëgjo kjo është diçka sipas dëshirës dhe momentit, unë ia kam shpreh gruas që nuk e heq këtë opsion (të ketë një fëmijë të tretë). I kam thënë që më siguron që është djalë patjetër. Por e kemi të vështirë për të qenë të sigurtë. Kur ke një djalë dhe një vajzë zoti të ka plotësuar gjithmonë. Kjo është një gjë që unë e çmoj”, tha Loriku.
Top Channel