Lorik Cana zbulon se për kë është tepër xheloz, nuk është gruaja…

25/05/2020 21:05

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Loriku zbuloi se ka një raport të shkëlqyer me motrën e tij të vogël. Madje tha se për të motrën, bëhet më shumë xheloz se për Monikën (gruan). Këtë xhelozi që ka për motrën, dëshiron që ta trashëgojë dhe tek vajza, për të krijuar dhe me të një, raport të veçantë.

“Unë jam shumë liberal, Monika është shumë posesive dhe kjo i vjen çudi, si unë nuk bëhem xheloz. Unë i thash që sigurisht ku dashuron një njeri je xheloz, por unë nuk merrem me detajet. Por kur e sheh ku ka të bëjë me motrën time, që mbush 18 vjeç, ajo shikon një Lorik tjetër. Unë kam një xhelozi ekstreme, por do e trashëgoj dhe këtë tek vajza”, tha Loriku.

Top Channel