Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Lushnje këtë të hënë (datë 25 Maj).

Një autoambulancë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një person.

Nga informacionet e para, mësohet se viktima, Medi Marku, ishte pacienti që ndodhej në autoambulancë dhe po transportohej drejt spitalit të Tiranës. Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel