Deklarata e fortë e gazetarit në “Open”: Vrasësit e Reformës në Drejtësi janë Yuri Kim, Donald Lu dhe Soreca

25/05/2020 21:26

Gazetari Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” ka komentuar deklarata e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila disa ditë më parë tha se ka një marrëveshje të fshehtë në vendin tonë që po kërkon të vrasë Reformën në Drejtësi.

Sipas Bushatit të vetmit që e kanë vrarë këtë Reformë janë ambasadorja Yuri Kim, ish-ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca.

“Yuri Kim, Donald Lu dhe Soreca. Janë vrasësit kryesor. Janë si ajo nëna që vret fëmijën. Nuk është problemi që Reforma në Drejtës të vdes nesër. Reforma në Drejtësi ka vdekur dje. Dhanë disa elementë duke e parë nga brenda, ja pse ka vdekur… Mendoni se ka një njeri që beson se këtu ka një drejtësi të pavarura duke bërë një zinxhir krimesh tek teatri. Një njeri që beson tek drejtësia e d që nuk bëhet ashtu. Është e kapur nga pushteti dhe nga sytë e mbyllur të këtyre ambasadorëve. Ku pushteti vjedh qytetarin drejtësia ka marrë fund. S’ka më drejtësi” tha Andi Bushati.

“Ata vendosën të bëjnë eksperiment me 3 milion kavje. E donte edhe Maqedonia e Veriut, por BE tha se nuk funksionon. Doli një dështim eksperimenti. Janë zyrtarë të lartë dhe financime këtu, nuk mund ta pranojnë.” tha më tej Andi Bushati.

“S’ka marrëveshje, gënjen. Ne e kemi të vrarin në arkivol. Ç’mund t’i vrasësh më shumë kësaj gërmadhe.”

Top Channel