Nuk ke se si mos të ndalesh në SHIROKË, rrugës për në fshatin që do të marrë vëmendjen sot dhe të shohësh mozaikun e shëtitores me motive të qilimit duke respektuar traditën e zonës.

Ajo që të habit veç natyrës është dhe vila e ndërtuar më 1930 nga mbreti Ahmet Zogu. Por kur shkon në ZOGAJ, çfarë historie mëson? Ç’të sheh syri? Ilnisa Agolli na rrëfen jo pak, në fshatin kufitar ku dikur ishte një zonë e ndaluar prej ku kontrrolloheshin imtësisht vizitorët.

Kur merr rrugën për në rrugicat e fshatit e ke të pamundur mos të ç’orientohesh.
Sheh pafundësisht shpendë. Këtu është një klimë perfekte me faunë dhe florë të pasur.

I njohur ndryshe dhe si fshati i peshkatarëve, rrëzë Taraboshit, ky fshat prej guri që të mrekullon për nga bukuria të bën të ndjehesh keq që pas një dreke të shijshme krapi të ikësh pa e kthyer kokën pas.

Çmimet janë të lira, por a ke ku fle? Po Xhamia e ZOGAJ, ç’histori mbart? Si jetohet këtu? Ç’thonë banorët? Peshkatarët si ndjehen? A kanë më ëndrra si dikur? Ndiqni videon e plotë në Fshatrat e Shqipërisë për më shumë:

Top Channel