Presidenti Ilir Meta publikoi mesazhet me një diplomat të huaj për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Pas publikimit të këtyre mesazheve plasën debate të shumta në studion e Open në Top Channel.

Një tjetër debat u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut. Debati nisi kur Bushati i tha Baton Haxhiut se nuk mund të relativizohet çdo krim.

Pjesë nga debati:

Bushati: Mos mbro çdo krim. Sapo gënjeve për të mbrojtur një krim. Nuk mund ta relativizosh krimin. Ta kanë shkruar gabim Baton.

Baton Haxhiu: Nuk flas se çfarë më shkruajnë. Unë mund të gaboj, por nuk ma imponon askush se çfarë duhet të them.

Bushati: Mos mbroni çdo krim se po krijoni një person që do vijë të na përdhunojë në shtëpi.

Baton Haxhiu: Po qe ashtu e heqim dhe parlamentin dhe krijojmë mbretëri. Janë disa procedura që duhet të zbatohen Bushat.

Bushati: Shikoji mesazhet, me mbështetje nga ndërkombëtarët. Ndërombëtarët u futën në pazare.

Top Channel