Një i moshuar 100-vjeçar në SHBA, i cili është një ish veteran i Luftës së Dytë Botërore, ka mposhtur betejën e dytë më të vështirë të jetës së tij, atë ndaj koronavirusit.

Lloyd Flak, ishte një ndër pacientët e parë të infektuar me COVID-19, në spitalin “Henrico Doctors” të Virginia. Ai u drejtua për në spital më 24 mars me simptoma të koronavirusit. Gjithashtu dhe gruaja e Lloyd, rezultoi pozitive me sëmundjen, por fatkeqësisht nuk arriti të mposhte atë dhe ndërroi jetë disa javë më parë.

Megjithëse humbja e bashkëshortes, me të cilën kishte kaluar 74 vite të jetës, e trishtoi jo pak, Lloyd, vendosi të tregohet i fortë dhe të luftojë me covidin. Edhe pse i duhej që të qëndronte plot 58 ditë në spital, Lloyd fatmirësisht arriti të fitonte betejën ndaj virusit korona. Për të nderuar ish-ushtarakun, mjekët dhe infermierët u vendosën në rresht dhe duartrokitën momentin kur i moshuari doli nga qendra spitalore.

“Ju ishit shumë të dobishëm. Ju falenderojë për atë që bëtë për mua”, tha Lloyd.
Më tej ai shtoi dhe disa fjalë për gruan e tij të ndjerë:

“Ishte shumë e vështirë për të… Gjithçka mori fund, e pabesueshme të jetoj pa të. Do ta dua deri në ditën e fundit të jetës time”.

Top Channel