Rusia zotohet të mbrojë sipërfaqen e Hënës nga “privatizimi”

25/05/2020 21:12

Kreu i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, Dmiri Rogozin ka thënë në një intervistë me mediat se Rusia nuk do të lejojë privatizimin e hënës.

Sipas tij Moska e konsideron hënë së pari një satelit të tokës prandaj çdo tentativë për të nxjerrë minerale prej saj kundërshton ligjin ndërkombëtar.

“Ne nuk do të lejojmë privatizimin e Hënës, pasi kjo është ilegale,” tha Rogozin duke iu referuar planeve të SHBA për shfrytëzimin e burimeve të satelitit të tokës, pa pjesëmarrjen e Rusisë.

Kompania “Artemis Accords,” është ngarkuar nga SHBA dhe aleatët për konkretizimin e idesë, ku përfshihet krijimi i “zonave të sigurisë” rreth Hënës të cilat do të mbrohen nga ndërhyrjet e vendeve rivale apo organizatat private.

Plani raporton gjithashtu regjistrimin e pronësisë së mineraleve të satelitit. Marreveshja pritet të përfshijë Bashkimin Evropian, Kanadanë, Japoninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rogozin e krahasoi planin hapësinor amerikan me pushtimin e Irakut. “Parimi është i njëjti. Në fillim krijohet një pseudo-koalicion për të anashkaluar OKB, NATO ose faktorë të tjerë skeptikë, dhe më pas vijohet me objektivat.”

Kreu i Roscosmos tha se edhe nga ky plan do të rezultojë “një tjetër Irak apo Afganistan”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e shfrytëzimin e të burimeve të hënës muajin që shkoi.

Top Channel