SHBA/ Cilësohet person me rrezikshmëri të lartë, policia dhe FBI në ndjekje të studentit 23 vjeçar

26/05/2020 02:44

Policia e Shtetit në Connecticut të SHBA-së ka shpallur në kërkim një student 23 vjeçar. Peter Manfredonia akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas deklaratës së policisë, studenti i universitetit të Connecticut vrau me mjete prerëse një 62 vjeçar dhe plagosi rëndë një person tjetër të premten në mëngjes. Për ndjekjen e 23 vjeçarit, me policinë po bashkëpunon edhe FBI-ja, shkruan CNN.

Policia deklaron se Manfredonia është parë për herë të fundit të dielën në lindjen e Stroudburgut, në Pensilvani. Studenti 23 vjeçar është konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i armatosur, ku u bëhet apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel