E enjte, 05 Mars 2020
13:53
Kontrollet për koronavirus/ Priten analizat për 50-vjeçaren që vdiq në Korçë

Koronavirusi sipas autoriteteve shëndetësore nuk ka mbërritur ende në vendin tonë.

13:51
Kupa e Gjermanisë, kalojnë Leverkusen dhe Eintracht

Bayer Leverkusen dhe Eintrachti i Frankfurtit janë dy gjysmëfinalistet e tjera të Kupës së Gjermanisë.

13:48
IOC këmbëngul, olimpiket do mbahen normalisht

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar këmbëngul në qëndrimin e tij për zhvillimin sipas parashikimit të Lojërave Olimpike të Tokyos pavarësisht shqetësimeve të mëdha që janë shkaktuar nga coronavirus.

13:46
Finalja e Champions 2020, UEFA nxjerr në shitje biletat

Pritja merr fund. UEFA, pavarësisht emergjencës së coronavirusit, këtë të enjte nxori në shitje biletat e finales së Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit me një kapacitet prej 72 mijë vendesh në 30 maj, një proces ky që do të zgjasë deri në 12 mars në orën 14:00.

13:45
Basha: Pas dy marsit shporrje e tiranisë dhe fitore e demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë në një takim në Shkodër ditën e sotme, i pyetur se çfarë do të ndodhë pas dy marsit?

13:41
Eliminohet Tottenham, ‘çmendet’ Dier, sulmon tifozin

Tottenhami përjetoi një të mërkurë të errët teksa e pa veten të eliminohet nga Nowichi në 1/8 e finaleve të Kupës së Anglisë.

13:27
Vuçic sfidë Amerikës: Nuk ka njohje të Kosovës po nuk fitoi dhe Serbia diçka!

Presidenti serb Aleksandar Vucic deklaroi në Novi Sad se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, nëse edhe Serbia nuk fiton diçka prej kësaj. I pyetur nga gazetarët vendas sesi do t`i përgjigjet Beogradi atij që e quajtën  ultimatum i të Prishtinës, ai iu përgjigj “Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk del gjë prej kësaj”! “ Ata le të bëjnë punën e vet, ne do të bëjmë tonën, dhe pastaj, të shohim se kush del më i suksesshëm, ka shtuar presidenti serb, duke shtuar se me këtë rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti.

13:23
Mbetjet e Gjirokastrës/ Kryetari i bashkisë: Gjendje e rënduar

Situatën e rënduar shumëvjeçare e konfirmon edhe kryetari i bashkisë që thotë se së shpejti ndotësit e mjedisit do të ndëshkohen dhe emrat e tyre do të bëhen publikë.

13:20
Sqarohet drejtoresha e ZA-së së Fierit: Shtatzënia s’ka lidhje me nxënësen, mendova se bëhej fjalë për mësuesen

Shfaqja ditën e sotme të një ambulance (1, 2, ose 3 të tilla, mbetet ende e paqartë) në shkollën “Janaq Kilica” të Fierit përhapi panik te familjarët e nxënësve se mund të ndodhte sërish e njëjta ngjarje si ditën e djeshme, ku shfaqën shqetësime 60 nxënës prej helmimit nga gazi i piperit.

13:19
Ronaldinho arrestohet me pasaportë fallco, ndodhet në telashe të mëdha

Ronaldinho në telashe serioze. Një nga futbollistët më virtuozë që ka njohur historia e futbollit, është arrestuar në Paraguai, bashkë me vëllanë dhe njëkohësisht menaxherin e tij, Roderto de Assis. Arsyeja është posedimi i pasaportave të falsifikuara.

13:13
“Çmendet” Eric Dier, në tribunë për t’u përleshur me tifozin. I ofenduan familjen pas eliminimit

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Eric Dier, vrapoi në shkallët e stadiumit mjaft i irrituar, për t’u përleshur me një tifoz, pasi skuadra e tij u eliminua nga FA Cup nga Norwich City, në shtëpi.

13:03
Koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë: Testohen 8 raste të reja, të gjithë negativë

Task-Forcës për COVID-19 ka dalë në deklaratën e përditshme ku raporton në lidhje me rastet e dyshuara për Koronavirus.

12:53
Urgjenca e Laçit në qendër bamirësie/ Mjekët kërkojnë zgjidhje pasi ka fluks

Nga janari deri më tani në urgjencën e improvizuar në Laç janë paraqitur 5100 raste.

12:45
Arrestimi/ Henri Çili: Unë jam i përfshirë në atë çështje, jo në cilësinë e botuesit apo pronarit

Botuesi Henri Çili ka dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë versionin e tij të historisë në lidhje me arrestimin që ju bë para pak ditësh. Ai akuzohet se ka tentuar që të influencojë në lirimin apo uljen e dënimit për vëllezërit Aliko që vranë para disa vitesh efektivin Ibrahim Basha në Lazarat.

12:34
Takimi Yuri Kim-ministrja Gjonaj, Meta: S’ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit falsifikator

Gjatë konferencës së përbashkët të presidentit të Republikës dhe homologut të tij bullgar, Radev, Ilir Meta u pyet sa i takon kallëzimit të tij në SPAK ndaj ministres Gjonaj dhe 2 funksionarëve të lartë si dhe takimit të ministres ditën e djeshme me ambasadoren Yuri Kim; ku kjo e fundit i tha Gjonajt të vijonte me të njëjtin kurs reformën në drejtësi.

12:31
Tensione në kufirin Greqi-Turqi/ Akuza për vrasjen e një emigranti. Athina e mohon

Zyrtarët turq deklarojnë një person ka humbur jetën në kufi kur forcat greke hapën zjarr sipas tyre mbi emigrantët që kanë vërshuar atje nga Turqia, me shpresën ta vazhdojnë udhëtimin e tyre më tej, drejt vendeve të BE-së. Athina menjëherë i mohoi të tilla pretendime duke këmbëngulur se nuk është përfshirë në ndonjë incident që lidhet me përdorimin e armëve të zjarrit.

12:29
Bosnje Hercegovina konfirmon dy rastet e para/  Një baba dhe fëmija i tij, të prekur nga koronavirusi!

Bosnje dhe Hercegovina ka konfirmuar rastet e parë me koronavirusin e ri. Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës Serbe, Alen Sheranic pohoi në një konferencë për shtyp se bëhet fjalë për një punëtor që ka qenë në Itali dhe është kthyer në Banja Llukë. “Ai u transferua në një qendër klinike.

12:25
11 të vdekur në SHBA/ Disa shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Ka mbërritur në 11 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, dhe vendi është në panik. Kalifornia,Florida dhe shteti i Washingtonit shpallën gjendjen e emergjencës. Nga sa shpjegoi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, kjo masë ndihmon të zbuten pak rregullat standarte e t`i jepet një përgjigje sa më e shpejtë epidemisë.

12:19
Dyshohej për Koronavirus/ Dalin analizat e 50-vjeçares që ndërroi jetë në Korçë, grip sezonal

Kanë dalë analizat e 50-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmë në spitalin e Korçës dhe analizat ishin dërguar për të parë nëse kishim të bëjmë me Koronavirus apo jo.

12:12
Koronavirus/ Zvicra raporton vdekjen e parë

Zvicra ka raportuar vdekjen e parë për shkak të koronavirusit. Viktima është një grua 74-vjeçare që vdiq në një spital në Lozanë.

12:09
Meta, takim me homologun bullgar: Bullgaria mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe homologu i tij bullgar, Radev gjenden në një konferencë të përbashkët për shtyp.

12:00
E mrekullueshme/ Talenti shqiptar i dalë nga “Albanian’s Got Talent” do përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion

Tashmë është zyrtare Zvicra do të përfaqësohet në Eurovizion nga një shqiptar. Ai është Gjon Muharremaj, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar në “Albanian’s Got Talent”.

11:57
“PD përfundoi shtojcë e Metës”/ PD reagon ndaj Taulant Ballës: Skllav i krimit

Pas fjalës së Taulant Ballës në Kuvend, i cili tha se Presidenti Meta po hedh vrer për Shqipërinë te ndërkombëtarët dhe se PD-ja ka përfunduar një shtojcë e tij, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

11:39
Përdhunohet nga i dashuri dhe shokët e tij, 19-vjeçarja në Përmet/ Shantazhohej me një video intime

Në një fshat të Këlcyrës, një 19-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa gjimnazistë të moshës 17-18 vjeçare.

11:39
Vdes ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Cuellar vdiq dje në moshën 100-vjeçare, konfirmoi Ministria e Jashtme e Perusë.

11:37
Anti KÇK/ Rama: Për t’u qarë hallin këtyre të shkretëve që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar dhe grabitur prona

Kryeministri Edi Rama ka folur nga parlamenti për ligjin anti KÇK. Ai ka akuzuar se po mbrohen nga Gjykata të dënuar, teksa ka hedhur akuza të forta edhe për presidentin.

11:27
Të arrestuarit e tërmetit në Durrës/ Lirohen ish-drejtori i Aluiznit dhe inspektori i INUK-ut

Nga 9 të arrestuarit për pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin 26 nëntorin e vitit të shkuar, vetëm 2 kanë mbetur ende nën masën e sigurisë ”arrest me burg”.

11:26
Efekti Koronavirus/ Nuk ka më puthje franceze dhe italiane

Koronavirusi ka prekur të gjithë botën dhe deri më tani kemi mbi 3000 viktima. Në Evropë Franca dhe Italia janë më të prekurat.

11:15
Paketa AntiKÇK/ Murrizi: Pardje u vranë në Durrës dy veta, çfarë bën kjo OFL?

Teksa në Kuvend po flitet për paketën Anti, deputeti i opozitës së bashkuar, Myslim Murrizi tha se e gjitha kjo është një propagandë bajate.

11:13
Falsifikonin dokumente me qëllim Anglinë, emrat e të arrestuarve

Policia ka zbuluar në Tiranë një laborator që shërbente për falsifikimin e pasaportave, patentave kartave të identitetit, certifikatave profesionale, diplomave të shkollës etj.

11:03
“Kemi të rinj milionerë dhe analfabetë”/ Lleshaj: Ka ardhur koha për të bërë kthesë historike në vend

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se aktualisht në vend po promovohen modele toksike për shoqërinë, karakterizuar nga etja për pushtet dhe prestigj; çka ka çuar sipas tij në të rinj milionerë, por nga ana tjetër analfabetë.

10:55
Falsifikonin dokumente me qëllim Anglinë, 12 persona në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në llogari të operacionit policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti.

10:49
Vodhi lekë dhe euro në një banesë, arrestohet 31-vjeçari në Cërrik

Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në Cërrik, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një shume të madhe parash në një banesë.

10:45
Cakaj: Mbështetja e Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë për hapjen e negociatave absolute

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një mëngjes pune, në MEPJ, me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputowicz, Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer.

10:39
Shkodër/ Zjarri në makinën e një shtetaseje, “Policia fshehu ngjarjen”. Reagojnë uniformat blu

Policia e Shkodrës ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me një lajm që ka qarkulluar se makinës së një shtetasje i është vendosur eksploziv dhe ngjarja ishte fshehur.

10:20
Nxënëses në shkollën “Janaq Kilica” i ra të fikët ditën e sotme, Drejtoresha e ZA-së: Është shtatzënë

Ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” u shfaqën dy ambulanca dhe familjarët e nxënësve u shqetësuan pa masë pasi menduan se mund të ndodhte ndonjë ngjarje si ajo e ditës së djeshme ku u helmuan 60 persona nga hedhja e një sprajti me piper.

10:09
Koronavirusi/ Bosnja konfirmon dy rastet e para

Vendi më i fundit që ka konfirmuar rastet e para të koronavirusit ëshë Bosnje Hercegovina, raporton Reuters.

09:57
​Dy lloje të koronavirusit të ri zbulohen nga shkencëtarët kinezë

Shkencëtarët në Kinë që studiojnë origjinën e epidemisë së re të koronavirusit kanë gjetur dy nga llojet e saj kryesore që mund të shkaktojnë infeksionin.

09:56
Osmani: Sakrifica e Jasharajve është dritë udhërrëfyese për brezat pasardhës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mëngjesin e sotëm kujtoi sakrificën e familjes Jashari.

09:52
Ishte dënuar me 20 vite burg dhe u lirua më 16 janar, prokuroria kërkon rikthimin e Ergys Kolaverit në qeli

Ditën e sotme është dorëzuar në gjykatën e Lartë rekursi për Ergys Kolaverin, i cili u lirua para pak ditësh nga gjykata e apelit Tiranë. Prokuroria kërkon kthimin e tij në burg.

09:45
Transformohet hyrja nga Kombinati, rruga pajiset me infrastrukturë dhe sinjalistikë moderne

Hyrja e Kombinatit po transformohet çdo ditë e më shumë, duke u pajisur me infrastrukturë dhe sinjalistikë moderne. Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e “Elbasanit”, Rruga e “Dibrës” dhe Rruga “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor nga mbikalimi i “Shkollës Teknologjike” deri në Kombinat, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm.

09:38
Nis operacioni për nxjerrjen e velierës në Durrës

Ditën e sotme në Durrës ka nisur operacioni për  nxjerrjen e velierës që ngeci në zonën e “Sfinksit” te  shëtitorja “Taulantia” tri ditë më parë.

09:33
IKMT nis shembjet në lotin e dytë, asnjë përplasje me banorët

Prej më shumë se dy orësh IKMT po vijon me shembjen e disa objekteve në zonën e Unazës së Re, që i përkasin lotit të dytë.

09:26
22-vite nga rënia e Jasharëve

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e koncentroi në Prekaz, në zemrën e UÇK-së, duke e rrethuar me forca të mëdha ushtarake e policore.

09:12
Çfarë po ndodh në gjimnazi ku u helmuan dje nxënësit, kaos në hyrje të tij. Dy ambulanca tek dera e shkollës

Ditën e djeshme jo vetëm Fieri, por e gjithë Shqipëria e kishte vëmendjen tek gjimnazi “Janaq Kilica”, pasi 60 persona, 58 nxënës dhe dy mësues u helmuan dhe nuk dihej çfarë kishte ndodhur.

09:00
Helmimi i 60 personave në gjimnaz, policia procedon penalisht dy nxënës

Ditën e djeshme jo vetëm Fieri, por e gjithë Shqipëria e kishte vëmendjen tek gjimnazi “Janaq Kilica”, pasi 60 persona, 58 nxënës dhe dy mësues u helmuan dhe nuk dihej çfarë kishte ndodhur.

08:56
Greqia raporton rastin e 10-të me koronavirus, mbyll shkollat në tre zona

Greqia raportoi të enjten rastin e saj të dhjetë të koronavirusit. Ai është një person i lidhur me një individ që udhëtoi kohët e fundit në Izrael dhe Egjipt, thanë autoritetet shëndetësore.

08:50
Lezhë/ Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim për “Prodhimi dhe shite e narkotikëve”. Emri

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, Martin Stenaj, banues në Torovicë, Lezhë.

08:40
Mbappe i papërmbajtshëm, PSG mposht Lyonin me goleadë dhe kalon në finale

Përveçse po avancon me shpejtësi drejt titullit të radhës kampion, Paris Saint Germain nuk hap rrugë as në Kupēn e Francës, ku sapo ka siguruar kalimin në finale të këtij kompeticioni.

08:08
Koronavirus, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shtimit të vdekjeve nga koronavirusi. Sipas zyrtarëve numri i vikitimave nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 11.

07:55
“Ishte sfidë”, Visjan Ukcenaj rrëfen sesi e bëri për vetë bashkëshorten e tij dhe të dilte me të për kafe

Visjan Ukcenaj dhe Jona Xhelilaj janë një ndër çiftet më simpatikë, të cilët kanë bashkë plot 10 vite dhe janë prindër të një djali. Të tre kanë qenë të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun për të folur për historinë e tyre të dashurisë.

07:46
“Ja vlen ta kem unë këtë grua?” Rezar Xhaxhiu: Ja si partia “më detyroi” që të martohesha shpejt me Laurën

Rezar Xhaxhiu dhe bashkëshortja e tij, Laura, ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë dhe sekretin e një martese të lumtur.

07:35
“Na prezanto një shoqe”, Erjona Rusi rrëfen historinë e veçantë të njohjes me bashkëshortin dhe si një telefonatë i ndryshoi jetën

Erjona Rusi bashkë me bashkëshortin e saj Edmond Zalla kanë dhënë intervistën e tyre të parë duke folur rreth historisë së tyre të dashurisë. Të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel kanë treguar historinë e veçantë sesi të dy ata janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët.

07:22
Rikthehen temperaturat e ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të vranët gjatë gjithë ditës. Vetëm zonat e thella malore do të kenë reshje dëbore.

07:13
“Konfliket” me Elvana Gjatën dhe Olta Dakun? Burri i Jonida Vokshit lexon në emision mesazhet

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një ndër çiftet më interesantë për momentin, të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër. Të dy kanë qenë të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel për të rrëfyer detaje nga historia e tyre e dashurisë.

06:56
Shoferi i dehur i akuzuar për vrasjen e një nëne dhe vajzës së saj, vdes nga mbidoza

Një shofer i akuzuar për vrasjen e një nëne dhe vajzës së saj nëntë vjeçare, ka humbur jetën nga përdorimi i tepërt i drogave.

06:39
Shëndetin e syve mund ta mbrosh duke ngrënë mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai e furnizon organizmin me ushqyesit e duhur dhe energjinë e nevojshme për të vazhduar ditën. Një vakt i shëndetshëm në fillim të ditës përbën hapat e duhur drejt mbrojtjes së shëndetit, përfshirë atë të syve.

06:19
Hekur dhe vitaminë C, kombinimi ideal kundër rënies së flokut

Rënia e flokut është një problem që shkakton shqetësim, madje në disa raste edhe episode ankthi. Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

06:03
A është gripi sezonal më i rrezikshëm se koronavirus? Ja çfarë thonë ekspertët

Koronavirus COVID-19 vazhdon përhapet dhe të shkaktojë viktima në shumë vende të globit. Frika e kthimit të tij në pandemi botërore është ende prezente dhe kjo konfirmohet edhe nga ekspertët e OBSH. Përditësimet lidhur me këtë shqetësim për shëndetësinë botërore vazhdojnë orë pas ore, teksa po punohet për gjetjen e një vaksine apo kure përfundimtare.

05:38
Maduro u kërkon grave të lindin nga gjashtë fëmijë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u ka bërë thirrje grave që të kenë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e shtetit”. Përmes një fjalimi televiziv, që synonte të promovonte planin kombëtar për shëndetin e grave, Maduro i ka udhëzuar gratë “lindni, lindni”.

05:15
Ndotja e ajrit na kushton ne tre vjet jetë

Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kushtojnë njerëzimit në mbarë botën më shumë vite jetë se sa sëmundjet e rrezikshme infektive si malarja apo SIDA, duhani apo luftrat, thonë studiuesit nga Mainci.

04:50
Koronavirusi shkakton uljen e çmimit të naftës

Epidemia e koronavirusit ka shtyrë çmimin e naftës së papërpunuar të hënën në nivelin më të ulët në 31 muaj dhe në të njëjtën javë kur investitorët presin takimin kritik të OPEC-ut që do të mbahet në Vjenë të Austrisë të enjten. Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent ra shumë poshtë në 48,40 dollarë për fuçi të hënën për të shënuar nivelin e tij më të ulët që nga 24 korriku 2017, sipas të dhënave zyrtare.

04:19
Të paktën “23 fëmijë janë vrarë” në protestat e nëntorit në Iran

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International, ka thënë se ka të dhëna që të paktën 23 fëmijë janë vrarë nga autoritetet e sigurisë në protestat kundër qeverisë që janë mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Iran.

03:43
COVID-19, rrëfimi i një gazetari mbi frikërat që kanë pushtuar italianët

Një nënë e re hedh gjithë zell dezinfektues për të pastruar me kujdes rraken e foshnjës së saj me sy të kaltër teksa hidhet në prehërin e saj. Ky është zakonisht një sezon i lagësht e i ftohtë në Lacio, por këtë vit ka pasur shumë ditë me diell e temperatura të ngrohta. Përjashtuar rastin nëse je fermer e që lutesh për më shumë shi sezonal, gjithçka tjetër duket në rregull. Por jo!

03:11
Rikthehet grupi i njohur britanik i rrokut

Grupi britanik i Rokut, Genesis, ka konfirmuar se po rimblidhet për një tur në 2020, i pari në 13 vite. Phil Collins, Tony Banks dhe Mike Rutherford e bënë njoftimin në një nga emisionet e BBC, mëngjesin e të mërkurës.

02:49
Albin Kurti nis letër për Borrel dhe Von Der Leyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka nisur letra presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për t’i njohur me prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës.

02:21
SHBA, raportohen raste të reja me koronavirus

Një tjetër person vdiq nga koronavirusi në zonën e qytetit Seattle në shtetin Uashington, duke e çuar numrin e viktimave atje në 10, thanë zyrtarët të mërkurën. Ndërkaq, raste të reja të konfirmuara me koronavirus u raportuan rreth dy qyteteve më të populluara amerikane – katër afër Nju Jorkut dhe gjashtë në Los Angeles.

01:55
Roshi gol, por Akhmat eleminohet

Futbollistët shqiptarë që militojnë te Akhmat i Groznit në kampionatin rus u bënë protagonistë këtë mesjavë në Kupë, por nuk mundën të evitojnë eliminimin.

01:23
Ka shkelur premtimin, Erjona Rusi i kërkon falje publikisht bashkëshortit: Jam bërë pishman

Erjona Rusi bashkë me bashkëshortin e saj Edmond Zalla kanë dhënë intervistën e tyre të parë duke folur rreth historisë së tyre të dashurisë. Të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel kanë treguar historinë e veçantë, të cilët kanë plot 18 vite bashkë dhe sesi të dy ata janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët.

00:52
“Kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba”, Burri i Jonida Vokshit zbulon momentin kur moderatorja i dha lajmin e shtatzënisë

Jonida Vokshi bashkë me bashkëshortin e saj Besnik Krapi ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë, detaje nga dasma e shumëpërfolur dhe për bebin që do të vijë së shpejti në jetë. Besnik Krapi ka treguar në Soirée […]

00:26
Rouhani: Koronavirusi është përhapur në thuajse të gjitha provincat

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani sot është shprehur se koronavirusi është përhapur në thuajse të gjitha provincat e Iranit. “Kjo sëmundje është e përhapur. Ajo përfshin thuajse të gjitha provincat tona dhe është, në një farë kuptimi, një sëmundje globale me të cilën shumë vende të botës janë infektuar”, tha Rouhani në deklaratat e cituara nga faqja zyrtare e Presidencës.

00:04
Diferenca shkon në 6 pikë, shkëputet Tirana, humb Partizani

Epilogu i javës së 25 në kategorinë Superiore i dha edhe më shumë shpresë Tiranës për të rikthyer titullin kampion. Në vitin jubile të 100 vjetorit të kryeqytetasit, bardheblutë bënë një hap të rëndësishëm për fronin e futbollit shqiptar, pas suksesit 0-2 ndaj Flamurtarit, që bashkë ndalesën e rivalëve, formon një koktejl të denjë për të festuar të paktën disa ditë.

E mërkurë, 04 Mars 2020
23:58
Zyrtare/ Kampionati italian do vijojë pa tifozë, ja kur luhet Juve-Inter

Qeveria italiane, nëpërmjet një dekreti të lëshuar pasditen e sotme, ka bllokuar zhvillimin e të gjitha eventeve sportive në praninë e tifozëve deri më datën 3 prill, duke konfirmuar se tani ndeshjet e kampionatit Italian do të duhet të luhen pa praninë e tifozëve.

23:34
Rama: Nesër miratohet vendimi për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, fondi 8.7 miliardë lekë

Është mbyllur teksti i shkruar për projekt vendimin për ndërtimin e 3400 shtëpive të para. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook.

22:41
Mjeku i njohur: Ja 8 arsyet përse Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një reagimi në Facebook ka listuar 8 arsye që sipas tij kanë bërë që Shqipëria të mos preket nga Koronavirusi edhe pse rrethohet nga shtete që në fakt kanë shënuar disa raste me të infektuar.

22:28
Ndërron jetë 50-vjeçarja në Korçë, kishte probleme me frymarrjen. Spitali merr masa deri në daljen e analizave

Një 50 vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Korçës.

22:23
Kontrollohen 10 raste të dyshuar për koronavirus në Kosovë, reagon Instituti shëndetësor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK-së janë trajtuar dhjetë raste të dyshimta me COVID-19.

22:15
Fiks Fare/ Skandali në Dropull, 3 licenca të njëjta për transportin e udhëtarëve!

Mijëra banorë të zonës së Dropullit në Gjirokastër po enden prej disa kohësh në “rrugë të madhe”, pasi 3 licencat e dhëna për transportin e udhëtarëve, 2 nga pushteti lokal dhe 1 nga pushteti qendror, kanë mbivendosje me njëra-tjetrën. Fillimisht, Bashkia Dropull ka licencuar një kompani për transport udhëtarësh nga Gjirokastra në Dropull dhe anasjelltas, me dyer të mbyllura. E njëjta kompani mori një licencë tjetër që të transportonte udhëtarë nga fshatrat e Dropullit drejt bashkisë, por edhe Gjirokastrës. Ndërkohë, më pas, pa iu hequr licenca kësaj firme, e cila njërën licencë e mori edhe me vendim gjykate, Ministria e Transporteve i ka dhënë licencë një tjetër firme nga Vora, duke sjellë kaos në këtë bashki.

22:04
“Më mirë e ëma se e bija”/ Janë nënë e bijë por i ngatërrojnë për motra! – FOTO

Një nënë e dy fëmijëve, e cila krenohet me pamjen e saj rinore, shprehet se shpesh e ngatërrojnë me të bijën dhe i konsiderojnë të dyja sikur të ishin motra.

21:54
Foto/ Ish-prifti martohet me djalin 55 vite më të ri

Një ish-prift 81-vjeçar dhe burri i tij në moshë të re, janë zhvendosur për të jetuar nga Anglia në Rumani.

21:53
Transformimet më të pabesueshme të figurave të njohura të ekranit gjatë viteve

Qoftë prej kalimit natyral të viteve, qofte prej impenjimit të tyre personal, aktorët dhe muzikantët e njohur te televizionit pësojnë ndryshime radikale në pamjen e tyre.

21:43
Mbyllet hetimi për ish-kryeprokurorin Llalla, SPAK i komunikon akuzën

Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme antikorrupsion, SPAK, ka mbyllur hetimet ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla duke i komunikuar atij akuzën vetëm për “mosdeklarim të pasurisë”.

21:35
Koronavirus: Numri i të vdekurve në SHBA arrin në 11

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 11, 10 në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit dhe rasti i parë i konfirmuar në Kaliforni. Qeveritë në të gjithë botën po shtojnë përpjekjet për të luftuar virusin që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 3,100 njerëzve dhe ka infektuar mbi 90,000 të tjerë. Në Itali, qeveria vendosi të mbyllë shkollat dhe universitetet për dy javë duke filluar nga nesër në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit. Edhe në Japoni, kryeministri ka urdhëruar që shkollat të mbyllen deri në pushimet e pranverës, ndërsa Koreja e Jugut, Irani dhe vende të tjera po mobilizojnë forcat dhe pajisjet për të filluar operacionet e dizinfektimit.

21:29
Itali/ Infektohet nga koronavirusi kryetarja e bashkisë së Piacenzas

Kryetarja e bashkisë së Piacenzas, Patrizia Barbieri, është infektuar me koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilët shkruajnë se Barbieri pas testeve të kryera ka rezultuar e infektuar me CoVid19.

21:19
Surprizat nga Luana Vjollca nuk kanë fund, për çfarë bëhet fjalë këtë herë?

Luana Vjollca duket se nuk ka ndërmend të ndalojë së na surprizuari.

21:11
Mediat satirike: Gruaja e Kim Jong Un arratiset nga Korea e Veriut brenda raketës balistike

Raportimet konfirmojnë se Ri Sol-ju, gruaja e liderit koreano-verior Kim Jong-un, ka arritur të futet brenda një prej raketave balistike që po testohen nga regjimi, dhe në këtë mënyrë është arratisur nga vendi.

20:59
Prodhuesit dorëzojnë avionin e 500-të F-35 për forcat ajrore amerikane

Me dorëzimin e skuadronit të fundit për gardën Kombëtare ajrore të Vermont kompania prodhuese Lockheed Martin tha se tashmë ka dorëzuar forcave ajrore të SHBA avionin e 500-të F-35.

20:47
FOTO/ Dhunë dhe gaz lotsjellës! Emigrantët sirianë ndeshen me rezistencën e ashpër të policisë greke. 2 të vrarë

Vetëm një javë pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se do të hapë kufijtë dhe do të lejojë të gjithë emigrantët sirianë për t’u larguar nëse e dëshirojnë një gjë të tillë.

20:47
Shtyhet premiera e filmit të ri të James Bondit, shkak koronavirusi

Premiera e filmit më të ri të James Bondit është shtyrë për shtatë muaj, teksa koronavirusi i ri vazhdon të përhapet.

20:37
Gruaja ujit, kujdeset 2 vjet rresht për lulen në vazo, para se të zbulojë se ishte fallco

E apasionuara pas luleve në vazo Caelie Wilkes ishte krenare për ruajtjen dhe kujdesjet e saj për vazot e luleve në shtëpi.

20:18
Bashkia Tiranë shton trotuaret me rampa, lehtëson lëvizjen për personat me aftësi të kufizuar

Bashkia e Tiranës punon çdo ditë për t’i krijuar banorëve të kryeqytetit të gjitha lehtësirat e nevojshme gjatë lëvizjes së tyre.

20:18
Shkencëtarët kinezë zbulojnë dy lloje të koronavirusit të ri

Shkencëtarët në Kinë që studiojnë origjinën e epidemisë së re të koronavirusit kanë gjetur dy nga llojet e saj kryesore që mund të shkaktojnë infeksionin.

20:15
Burgoset mësuesja ‘e çmendur’ që përdhunoi djemtë në makinë, në prani të nxënësve

Një mësuese e mbiquajtur ‘jashtë kontrolli’ është burgosur për përdhunimin e dy djemve, ndësa nxënësit e shkollës e shihnin duke bërë seks me një prej tyre në makinë.

20:12
“Ex Nihilo” në 3 dhoma/ Greg Rama vjen me ekspozitën e dytë personale

 “Ex Nihilo” do të thotë hiçi. Në ekspozitën e tij të dytë personale, Greg Rama, sërish përdor latinishten për të na përcjellë në një zgjatim ëndërrimtar si metaforë e krijimit nga hiçi, nëpërmjet instilacionit fije bari. Po ashtu nëpërmjet bulës së ujit, një materie delikate si formë transitore e materies shpirtërore.

20:11
Ministri gjerman i Shëndetësisë: Koronavirusi, pandemi mbarëbotërore

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të mërkurën tha se virusi i ri Korona është bërë një “pandemi mbarëbotërore” që ende nuk e ka “arritur kulmin e saj” në Gjermani.

20:09
Helmohen gjimnazistët/ Fier, 58 nxënës dhe 2 mësues përfundojnë në spital prej “peper spray”

Dhjetëra nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme janë dërguar me urgjencë mesditën e së mërkurës si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes. Burime brenda spitalit bëjnë me dije se në ambientet e shkollës është spërkatur me “gaz piper”.

20:05
Koronavirusi në Botë/ Shifrat vazhdojnë të rriten

Italia mbetet e mbërthyer nga ethet e koronavirusit dhe bilanci vjen duke u rënduar. Të mërkurën pasdite, u raportuan 2706 të prekur në të gjithë vendin, 443 më shumë krahasuar me një ditë më parë. Numri i viktimave ndërkohë ka shkuar në 107, 28 më shumë se një ditë më parë ndërsa të shëruarit janë 276. Me një dekret qeveritar ndërkohë është urdhëruar mbyllja e shkollave në të gjithë vendin deri më 15 mars dhe po finalizohet edhe një normë që parashikon mundësinë që një prind, në rrethana të tilla, të mungojë në punë, për tu kujdesur për fëmijët minorenë.

20:01
6 muaj rrugë drejt Shqipërisë/ 24 vjeçari nga Siria në Tiranë kërkon rrugën drejt Gjermanisë

Abdel Lotfi, i riu nga Siria prej 20 ditësh gjendet në Shqipëri. 24 vjeçari thotë se për të mbërritur në Shqipëri iu desh të kalonte shumë vuajtje, e gjitha rruga është bërë në këmbë. Në kohën që maleve të Turqisë kishte dëborë atij i mungonte ushqimi, e kur bora zhdukej sipas tij vështirë ishte të gjejë burim uji. Edhe pse ka ditë që pushon udhëtimi i tij nuk përfundon këtu. Ai dëshiron që një ditë ta shoh vetën si mekanik makinash në Evropën Perendimore.

19:59
Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Përgatitet plani i masave për 6 qendra pritëse në Jug

Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime të sigurta bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.

19:57
I akuzuari vret dëshmitaren, përdhunon minorenen gjatë lirisë me kusht

Një burrë i akuzuar për vjedhje identiteti në SHBA ka orkestruar vrasjen e dëshmitares kryesore të çështjes si dhe ka përdhunuar një minorene gjatë lirisë me kusht ne pritje te gjyqit.