Një javë pas vrasjes së George Floyd nga policia e Minneapolis, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përfshihen në trazira të dhunshme sociale që më herët ishin të pamenduara.

Teksa trazirat duken jashtë kontrollit disa nga imazhet që vijnë me to duket se dalin nga bota e filmave të Hollywood.

I tillë ishte dhe rasti i një njeriu i veshur me një kostum thuajse të përkryer të ‘Batman’ që zbukuroi protestën e të dielës në Filadelfia, ku kërkohej fundi i brutalitetit të policisë.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, burri i paidentifikuar doli nga një shtëllungë tymi në imazhe të ngjashme me ato të superheroit të filmit të Christopher Nolan në 2012, “Ngritja e Kalorësit të errët”, veçanërisht në skenën ku protagonisti i kërkon kreut të policisë të“ndizet” para nisjes së betejës me Bane.

Por kësaj here Kalorësi i Errësirës erdhi për t’u bashkuar me popullin që përballej me policinë, duke marrë brohoritje dhe duartrokitje të ndezura nga protestuesit.

Një nga komentuesit në Twitter se “Batman ka ardhur në protestë “për të zbuluar policët e koruptuar”.

Edhe në një nga protestat e Minneapolis ishte shfaqur një burrë me një kostum të plotë të personazhit titullar të filmit ‘Joker’, luftëtarin kundër padrejtësive me flokë të blertë, kostum portokalli dhe ngërdheshjen e tij të famshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel