FOTO/ Vazhdojnë protestat në SHBA – Kohë “perfekte” për kriminelët!

03/06/2020 19:26

Protestat për George Floyd-in në SHBA duket se kanë krijuar habitatin ideal për disa grabitës në vend, të cilët kanë nisur ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal.

Një grabitje është raportuar në Manhattan. Disa burra kanë grabitur disa dyqane me radhë dhe në pamjet e publikuara shihen teksa largohen me shpejtësi nga vendngjarja. Carla Murphy, qytetare e cila pa të gjithë skenën e grabitjes tha për mediat në SHBA se:

“Disa makina ndaluan me shpejtësi, plaçkitën disa dyqane dhe u larguan. Nuk i pashë mirë sepse kishte shumë qytetarë në rrugë. Por aq sa pashë agresorët u dukën vendas”.

Ndërkaq, kujtojmë që në SHBA prej një jave janë shënuar protesta të dhunshme për vdekjen e George Floyd-it. Protestat janë përshkallëzuar dhe në shumë vende të botës, ku mund të përmendim Francën, Britaninë e Madhe, Italinë dhe Kanadanë.

 

FOTO GALERI
1/15

Top Channel