Pandemia “bllokon” Woody Allen-in: Mund të heq dorë nga filmat…

03/06/2020 16:38

Gjithë fajin e ka Covid-19. Mbyllja e kinemave, produksionet kinematografike të bllokuara, kriza e kinemasë…

Woody Allen nuk mund ta pranojë këtë dhe me perspektivën e bërjes në të ardhmen të filmave vetëm për ekranin e vogël, në një intervistë për “Financial Times”, thotë:

“Mund edhe të heqë dorë një herë e mirë nga filmat…në fund të fundit jam 84 vjeç dhe shpejt do të jem i vdekur.”

Me rastin e daljes së filmit të tij të fundit, një ditë shiu në Nju Jork, në disa platforma streamingu në mbretërinë e bashkuar, të premten, më 5 qershor, ai thotë se shkak kryesor për dëshirën e tij që të hedhë pas krahëve gjithçka, është mbyllja e kinemave në të gjithë botën.

“Nuk e di se kur ato mund të rihapen. Por njerëzit tani mendojnë; të qëndrosh në shtëpi nuk është edhe aq keq, mbaroj darkën dhe më pas shoh një film në televizor. Por unë nuk dua të bëj filma për ekranet e vogla, ndaj mund edhe të heq dorë një herë e mirë. Dhe shton më pas…jam 84 vjeç dhe shpejt do të vdes. Edhe nëse do të shkruaja skenografinë më të mirë në botë, mund të mos jetë askush atje për ta prodhuar, ndaj çfarë shtyse do të kisha për të vazhduar?”

Woody Allen ka në fakt të gatshëm një film të ri, i 49 në karrierën e tij. Ai titullohet Festivali i Ifkinit dhe në të interpretojnë Christoph Waltz dhe Louis Garrel. Flitej se filmi do të prezantohej në festivalin e kanës të këtij viti, por me shumë gjasë premiera do të shtyhet për vjeshtën tjetër, për festivalin e San Sebastianit ku edhe zhvillohen ngjarjet. Gjatë izolimit, allen nuk ka shkruar asgjë.

“Nuk kam frymëzim” tha ai, “Nuk bëj asgjë, gjithë ditën dhe vetëm pres që ky koronavirus të largohet. Më e shumta që mund të bëj është të qëndroj në dhomën time dhe të studioj një vaksinë, por mos prisni që të arrij ta zbuloj”.

Top Channel