Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, ku një automjet është përplasur me një motorçikletë, e si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 10: 50, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bejar” shtetasi L.L., 62 vjeç, banues në Patos, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Skanie” është përplasur me motorcikletën tip “Honday” me drejtues shtetasin H. Sh.,70 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e përplasjes ka ngelur i dëmtuar shtetasi H. Sh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi L.L është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel