Trump kërkon të takohet me Kim Jong Un, presidenti amerikan do të përpiqet të ringjallë përpjekjen për të bindur liderin korean që të braktisë programin bërthamor
“Më vjen keq për viktimat e Covid-19, por një ditë, të gjithë do të vdesim”- presidenti brazilian, Jair Bolsonaro tronditi me deklaratën e tij të fundit, të bërë përpara një grupi përkrahësish.
Kjo ishte përgjigja e tij ndaj pyetjes së një simpatizanteje, që i kërkoi të dinte se çfarë kishte kreu i shtetit për t’u thënë të afërmve të atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Bolsonaro e ka parë me skepticizëm sëmundjen që në fillim, duke e cilësuar thjesht si një “ grip të lehtë”, e teksa Covid-19 gjunjëzonte Evropën e më pas SHBA-në, Brazili pati kohë dhe sinjale të shumta për ta kuptuar katastrofën që i kanosej.
Por rreziku u minimizua ndjeshëm dhe sot ai është vendi i dytë në botë për nga numri i të prekurve pas SHBA-së. Të vdekurit janë më shumë se 25.000 dhe disa ekspertë pretendojnë se deri në gusht, jetët e humbura mund të pesëfishohen. Tani që situata është përshkallëzuar, Bolsonaro nuk kërkon as të mbajë përgjegjësi.
“Çfarë doni që të bëj unë”, iu kthye një reporteri muajin e kaluar. “ Unë nuk bëj mrekulli”!
Vdekja e parë në vend u shënua në 17 mars, por nga prilli deri në qershor, Brazili përjeton vjeshtën e tij, dhe me ftohjen e kohës, gjendja u përkeqësua.
Top Channel