Ndërkohë që në Shijak vijon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti, sot për herë të parë zbulohet se ku do të shkojnë inertet. Elton Arbana, kryebashkiak i Shijakut ka sqaruar se për çfarë do të përdoren plot 350.000 ton inerte.

Sqarimi i plotë i kryebashkiakut Arbana për inertet:

Për TRANSPARENCË dhe PËR TË SHMANGUR çdo KEQINTERPRETIM ndaj informimit publik.

Një sukses i fituar me punë nuk mund të anashkalohet nga keqinterpretime mediatike.

E VËRTETA ËSHTË KJO:
? Shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Shijak parashikohet të prodhojë rreth 350 mijë ton inerte.

Për menaxhimin e fazës së pastrimit të këtyre inerteve dhe vend-depozitimit të tyre, Bashkia Shijak do të bashkëpunojë me Institucionet përkatëse dhe Ministrinë e Mbrojtjes duke patur gjithmonë parasysh prioritetet tona brenda territorit që mbulojmë si bashki.

?️ PRIORITETI I NDËRTIMIT TË MBIKALIMIT TË FLLAKËS.
Bazuar në ligjin nr. 139/2015 “Për VetëQeverisjen Vendore” Ky është projektvendimi nr. 29 i marrë nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e datës 25 nëntor 2019.
Ky vendim u miratua dhe nga Prefekti i Qarkut Durrës.

?️ Ky vendim u mor pas kërkesës zyrtare kundrejt Bashkisë, datë 16.10.2019 nga një grup biznesesh të zonës si një domosdoshmëri në funskionimin dhe lehtësimin e këtyre bizneseve dhe me interes publik për të gjithë qytetarët.

?️ Më pas, me një vendim të marrë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (Vendimi i Këshillit teknik, Nr. 56 të datës 25.02.2020) u dha autorizimi për fillimin e punimeve tek Mbikalimi i Fllakës, zgjidhje e përkohshme deri në zbatimin e projektit të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, me mundësi të mëvonshme rakordimi me këtë projekt me akses hyrje-dalje.

?️ Për informim korrekt ndaj opinionit publik dhe për të mos lënë vend për keqinterpretime nga portale të caktuara theksojmë se hapësira e lirë që gjendet pranë Mbikalimit të Fllakës është një vend-depozitimi i përkohshëm i inerteve.
Kjo shërben për implementimin dhe zbatimin e projektit.
Na ndihmon të përgatisim zonat ku janë shembur banesat për kantierin e ndërtimit.
Theksojmë se Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Rendit ka siguruar ruajtjen e inerteve 24 orë.
Ndërkohë, pjesa tjetër e inerteve do të shkojë në landfillin e Sharrës.

** ♻️ Bashkia Shijak ka rehabilituar gjithashtu zonën tek ura e Sul Golemit që më parë ishte një vend depozitimi inertesh, duke përdorur pemët, dritat dhe shumë shpejt dhe stolat e lagjes “Lugina”

✅ Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

FOTO GALERI
1/7

Top Channel