SHBA-ja në protestë, përfshihen edhe grupe ekstremiste!

03/06/2020 17:23

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të jashtëm ekstremistë, duke thënë se ata përzihen me protestuesit e ligjshëm për të nxitur dhunën.

Guvernatori i Minesotas, Tim Walz citoi raportet e pakonfirmuara të shtunën se supremacistë të bardhë qëndronin pas  protestave të dhunshme në Minneapolis ku vdiq javën e kaluar Floyd-i, i cili ishte afrikano-amerikan. Kur nuk ishte bërë ende një deklaratë e tillë, presidenti Donald Trump drejtoi gishtin drejt ekstremistëve të një ngjyre të ndryshme: aktivistëve antifashistë të krahut të majtë të njohur si Antifa.

Duke fajësuar Antifa-n për dhunën që ndodhi në protesta në të gjithë vendin, Presidenti Trump u zotua ta përcaktojë atë si organizatë terroriste. Prokurori i Përgjithshëm William Barr, nga ana e tij, paralajmëroi se dhuna e ushtruar nga Antifa dhe grupe të tjera të ngjashme është “terrorizëm i brendshëm” dhe do të trajtohet si e tillë. Protestat në SHBA ishin mbrëmë të qeta në pjesën më të madhe, ndërkohë që njerëzit vazhduan të shprehin zemërim për vdekjen e Floyd.

Tubuesit paqësorë nuk përfillën orën policore në disa qytete, përfshirë Nju Jorkun, ku qindra njerëz qëndruan në Urën e Bruklinit për disa orë pasi hyrja për në Manhatan ishte bllokuar nga policia. Në Atlanta të shtetit Xhorxhia, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë prej qindra vetash që nuk largoheshin, edhe pse ora policore kishte filluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel