Trump kërkon të takohet me Kim Jong Un, presidenti amerikan do të përpiqet të ringjallë përpjekjen për të bindur liderin korean që të braktisë programin bërthamor
“Më mungon të luaj me babin”- kështu është shprehur për mediat e bija 6-vjeçare e 46-vjeçarit George Floyd, Gianna.
Vogëlushja e di se i ati nuk është më, por ende nuk është në dijeni të ngjarjes dhe se si ka ndodhur ekzaktësisht ndarja e tij nga jeta. Ndër të tjera Gianna u shpreh se dëshiron të bëhet mjeke dhe të shpëtojë jetën e njerëzve në të gjithë botën.
“Unë ende nuk mund ta besoj se dikush nuk e ka ndihmuar George. Unë i kam thënë Gianna-s se babai i saj ka vdekur, pasi nuk merrte dot frymë”, tha Roxie, bashkëshortja e të ndjerit.
Sakaq, familja Floyd iu bashkua protestave paqësore në Minneapolis. Gianna shihet teksa është ulur mbi supet e xhaxhait (vëllait të Georg-es) duke brohoritur:
“Babai im ndryshoi botën!”
Top Channel