Kanosi dhe i dëmtoi makinën policit, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

03/06/2020 12:32
Ilustrim

POGRADEC-  Një person ka rënë në pranga pasi akuzohet se për shkak të detyrës ka kanosur një punonjës policie, si dhe i ka dëmtuar makinën me sende të forta.

I arrestuari është V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

Top Channel