Video, foto e dokumente zyrtare/ 8 minuta dhe 46 sekonda – si ndërroi jetë George Floyd

03/06/2020 20:23

Një media në SHBA ka ilustruar me pamje, foto e dokumente zyrtare, se çfarë ndodhi në të vërtetë në vrasjen e George Floyd-it.

Më 25 maj, oficerët e policisë në Minneapolis arrestuan George Floyd, një afro-amerikan 46-vjeçar, pasi një shitës ambulant kishte telefonuar policinë, për të denoncuar George për blerje cigaresh me një kartëmonedhë false 20 dollarëshe.

Kanë mjaftuar 17 minuta (të përmbledhura në një video afro 9-minutëshe), që policia të vepronte dhe të vriste tragjikisht Floyd-in. Një gju prapa qafës, mjaftoi të mposhte lutjen e 46-vjeçarit se po i merrej fryma.

Duke marrë për bazë pamjet e siguruara nga kalimtarët në rrugë, kamerat e sigurisë së subjekteve përreth dhe dokumentet zyrtare, “The New York Times” ka shfaqur një tablo të plotë se çfarë ndodhi mes Floyd-it dhe policisë.

Ndërkaq, kujtojmë se një ditë pas ngjarjes tragjike, autoritetet pezulluan nga detyra katër oficerët që morën pjesë në ngjarje, ndërsa Derek Chauvin, oficeri që i mori jetën 46-vjeçarit, është arrestuar dhe pritet të dalë para drejtësisë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel