Dhunuan të miturin tek Liqeni Artificial, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për policët

03/06/2020 14:47

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedim penal për të evidentuar veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e policisë së shtetit, për rastin e të miturit S.Ç.

15 vjeçari u dhunua nga policia më 16 maj në kohë ku vendi ynë ndodhej në karantinë për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa fëmija e kishte thyer atë duke dalë xhiro me biçikletë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se bë vijim të veprimeve hetimore të kryera është kërkuar në gjykate, pezullimi nga detyra, të efektivit të policisë G.N, sipas nenit 242 të Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë për evidentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë.

Top Channel